E diel, 01 Gusht 2021
10:40
Karaburuni mbulohet nga tymi, mali vijon të mbetet nën “pushtetin” e flakëve

Top Channel ka siguruar pamje të situatës në Karaburun, teksa ndodhet në ditën e gjashtë të “luftës” me flakët që kanë përfshirë malin dhe fshatin Tragjas.

10:28
Shkodër/ I tërhoqi varësen nga qafa në mes të rrugës, arrestohet 29-vjeçari që bënte kërdinë me vjedhje

Një 29-vjeçar, i dyshuar për 6 vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës ka rënë në prangat e policisë. Nga vjedhjet që ka kryer rezulton se tre raste ka tërhequr varëse me forcë nga qafa e tre personave ndërsa vjedhjet e tjera i ka kryer me thyerje të banesave e lokalëve.

10:18
Napoli i jep leksion, Bayerni i Nagelsmann vetëm humbet!

Bayerni i Julian Nagelsmann vazhdon të mos funksionojë. Bavarezët u mposhtën nga Napoli me rezultatin e thellë 0-3 brenda në Alianz Arena në miqësoren e radhës.

10:03
Katër tërmete shkundin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.3 Rihter. Ja ku ishte epiqendra

Katër tërmete janë regjistruar brenda pak orësh në zonën detare të ishullit grek Nisyros pranë Rodosit.

09:57
Aksident i rëndë në ishull Lezhë, përplasen tre automjete pranë një karburanti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në ishull Lezhë, në afërsi të një karburanti.

09:46
Sot mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, sot do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, i cili është dekoruar me iniciativë të presidentes Osmani.

09:45
Nga 1 gushti hyrja në Gjermani vetëm me test negativ

Më 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet, masë që u mor për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës. Të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare duhet të paraqesin para hyrjes në Gjermani testin negativ, vërtetimin e vaksinimit apo shërimit nga virusi.

09:30
Luiza Gega në finalen e garës së 3000 m me pengesa, siguron kualifikimin direkt

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka arritur një rezultat fantastik, teksa është kualifikuar në finalet e 3000 m me pengesa në Lojërat Olimpike që janë duke u zhvilluar në Tokio.

09:18
Dita e 6/ Vijojnë zjarret në Vlorë, në aksion edhe një helikopter i forcave ushtarake

Situata nga zjarret në rrethin e Vlorës vijon të jetë shumë shqetësuese teksa në Karaburun edhe sot në ditën e 6-të ende zjarri nuk është shuar.

08:58
Riatdhesimi i 19 personave nga Siria/ Kreu i antiterrorit jep detaje për operacionin tjetër: 30 të tjerë ndodhen në kampin famëkeq, nuk janë bashkëpunues

Kreu i Antiterrorit, Gledis Nano foli për operacionin e riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve nga kampi famëkeq në Siri drejt Shqipërisë.  Para mediave tha se ka vështirësi të mëdha për shkak se ISIS ka ende prezencë në terren dhe fëmijët e gratë nuk lejohen të riatdhesohen.

08:43
“Është situatë ferri”, Rama zbulon vështirësitë e operacionit: Ka pasur rrezik edhe për jetën e personave të përfshirë

5 gra dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq në Siri kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Shqipëri, ku janë pritur nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Cuci.

08:36
“Dy persona po mbahen peng, kanë frikë se…”, Rama flet për shqiptarët që refuzojnë të largohen nga kampi i ferrit

Kryeminstri Edi Rama ka pritur 14 fëmijë dhe 5 gra që kanë mbërritur në Shqipëri pasi kishin vite që jetonin në kampin famëkeq në Siri.

08:30
Riatdhesimi i 5 grave dhe 14 fëmijëve nga Siria/ Rama: Do të ketë dhe një operacion tjetër për të gjetur personat në ato vrima të zeza

Kryeministri Edi Rama ka pritur në aeroportin e Rinasit 5 gratë dhe 14 fëmijët që prej vitesh ishin të ngujuar në kampin famëkeq në Siri.

08:19
Të ngujuar prej vitesh në kampin famëkeq në Siri, mbërrijnë në Shqipëri 5 gra dhe 14 fëmijë

5 gra dhe 14 fëmijë kanë mbërritur në Shqipëri pasi kishin vite që jetonin në kampin famëkeq në Siri.

08:11
Pamjet ekskluzive/ Nisja nga Bejruti për Tiranë i 19 grave dhe fëmijëve të shpëtuar nga Siria

19 fëmijë dhe gra shqiptare të nxjerrë nga kampi Roj në Siri janë nisur nga aeroporti i Bejrutit për në Shqipëri me një charter të paguar nga qeveria shqiptare.

08:02
Maqedonia e V. mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe priten edhe mutacione të reja të virusit.

07:58
Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me diell dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

00:19
Fotot eksklusive/ Mbërrijnë në Bejrut nga Siria 19 gra e fëmijë shqiptarë

Në ora 24:00 me orë lokale në aeroportin e Bejrutit mbërriti një charter i paguar nga qeveria shqiptare me 19 fëmijë dhe gra të nxjerrë nga kampi Roj në Siri.

E shtunë, 31 Korrik 2021
23:34
Vijon zjarri në Karaburun, rrezikon të përparojë drejt zonave të banuara

Zjarri në Karaburun po rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes “Kanal”. Forcat e zjarrëfikses janë sinjalizuar tashmë për të qenë në gadishmëri , por njëkohësisht u luten banorëve të jenë vigjilentë dhe në gadishmëri në rast nevoje.

23:04
Sveçla: Po punohet në vënien nën kontroll të zjarrit në Rugovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se vatrat e zjarrit në Komunën e Pejës janë lokalizuar dhe autoritetet po punojnë në vënien nën kontroll të tyre. Të premten, në fshatin Shtupeq të Rugovës shpërtheu zjarri dhe sipas ministrit Sveçla, në operacionin për shuarjen e vatrave të zjarrit janë angazhuar Policia e Kosovës, Forca […]

22:54
Provokon biznesmeni gay, ironizon lëvizjen pro familjes

Biznesmeni i njohur gay me origjinë shqiptare, Elton Ilirjani sërish ka hedhur bombën e radhës me një video mesazh për të gjithë ndjekësit e tij. I veshur me të zeza dhe një palë syze të vëna ai shfaqet i ngarkuar me dy qese me mbetje duke bërë lëvizje provokuese duke zbritur shkallët.   View this […]

22:43
Qytetari denoncon rastin e kultivimit të kanabisit në Roskovec, policia: Ka vetëm prodhime bujqësore

Policia ka sqaruar një rast të kultivimit të kanabisit në fshatin Suk të Roskovecit, pas denoncimit dy herë të një qytetari.

22:33
Greqi, zjarret jashtë kontrollit/ Evakuohen banorët e katër fshatrave

Për të dytën herë brenda tre ditësh një zjarr masiv ka shpërthyer prej mesditës të së shtunës në Egjalia, në veriperëndim të gadishullit të Peloponezit dhe për disa orë ka dalë jashtë kontrollit.

22:21
Situata e zjarreve në vend, zv.ministrja e Mbrojtjes nga Ksamili: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën

Efektivët e Forcave të Armatosura dhe të gjithë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes janë angazhuar këto ditë përkrah pushtetit vendor për shuarjen e vatrave të zjarreve në zona të ndryshme të vendit. Pas gati 8 orësh në betejë me flakët u arrit që të izolohej vatra në kodrat e Ksamilit.

22:13
Qytetari bllokon rrugën për një orë, momenti epik kur policisë i soset durimi (Fotot)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Petro Nini Luarasi.

22:00
Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COVID-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo.

21:46
19 shqiptarë kthehen nga Siria/ 5 gra dhe 14 fëmijë mbërrijnë të dielën në Shqipëri

Qeveria Shqiptare me ndihmën e autoriteteve të sigurisë në Liban dhe dakortësinë e kurdëve, ka mundur të nxjerrë nga kampi Roxh në Siri 14 fëmijë dhe 5 gra të cilat janë me origjinë nga Tirana, Dibra, dhe Librazhdi.

21:45
‘Nuk jemi kavje’/ Përleshje e gaz lotsjellës në Paris mes protestuesve anti-vaksina dhe policisë franceze (fotot)

Policia franceze përdori sot gaz lotsjellës për të shpërndarë turma të mëdha protestuesish anti-vaksina, që demonstronin kundër skemës së pasaportave të qeverisë, me banderola ku shkruhej “Nuk jemi kavje laboratori”.

21:39
Gjykata e Lartë pezullon ndërtimin e HEC-eve në Valbonë/ Publikohet vendimi i plotë

Gjykata pranoi kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK.

21:28
Protesta në Francë kundër pasaportës shëndetësore

Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në Paris dhe qytete të tjera franceze kundër pasaportës së detyrueshme shëndetësore për hyrjen në shumë ambiente publike.

21:24
Kosovë/ 92 raste të reja me COVID në 24 orë

92 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

21:11
Popstar-i korean arrestohet në Kinë për përdhunime të të rejave aspirante të artit e muzikës (fotot)

Ish-ylli i muzikës rinore koreano-jugore Kris Wu është ndaluar në Kinë i dyshuar për përdhunim, njoftonin sot autoritetet në Pekin.

20:59
“8 vatra zjarri aktive në vend”, ministri: Qytetarët të jenë të kujdesshëm prej thatësirës

Ministri i Mbrojtjes, NIko Peleshi ka informuar se në vend ndodhen 8 vatra zjarri aktive.

20:32
47 vjeçarja ‘rebele’ e pasarelave Kate Moss ‘kapet’ në Ibiza me modelin 24 vjecar (fotot)

Kate Moss ka hapur agjencinë e saj të modelingut në 2016 teksa kërkon të zbulojë yllin e ardhshëm të botës së modës.

20:32
Greqia do mbyllë ishujt/ Rastet po rriten me shpejtësi, çdo ditë 3 mijë infektime të reja

Duke parë rritje të konstanteve të infektimeve  që vazhdon të jetë mesatarisht mbi 3000 raste në ditë, zv/ministri iMbrojtjes së Qytetarit, Nikos Hardhalias ka paralajmëruar mesditen e së shtunës për lockdown-in e lokaleve në ishujt grekë, si ai që u vendos në ishullin turistik të Mykonos para dy javësh.

20:23
Qerimaj ndër më të mirët e botës/ Peshëngritësi flet nga Tokio: Stërvitje më të mirë

Erkand Qerimaj është peshëngritësi tjetër i cili konfirmoi edhe një herë një paraqitje shumë të mirë në Olimpiadën e Tokios duke dalë i pari në Baterinë b dhe i 9-tui në klasifikimin e përgjithshëm.

20:04
40 vite duke mësuar fëmijët/ Mësuesi veteran tregon historinë e tij nëpërmjet një libri

 “Të dashur nxënës afrohuni me librin!”

19:56
Rrugët me gropa për biznesin/ Akset dytësore të autostradës Tiranë-Vorë janë të shkatërruara

Në vendin e quajtur Qafë-Kashar, një zonë e njohur industriale, ku paralel ndodhet autostrada, ndërsa  rruga të çon në aeroportin “Nënë Tereza”.

19:48
Ballkani i hapur, Shqipëria përfiton/ Biznesi shikon me optimizëm heqjen e pengesave në kufij për tregtinë

Pak ditë më parë, Shqipëria firmosi tre marrëveshje në bashkëpunim me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për krijimin e Ballkanit të Hapur.

19:41
Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e Covid-19 në Sydney (fotot)

Australia po përdorte sot ushtrinë dhe helikopterë për të vendosur regjimin e izolimit të quajtur ‘Zero Covid’, teksa mijëra policë vërshuan në qendër të Sydney për të dekujaruar protestën e paralajmëruar anti-kufizime, si dhe duke vendosur gjoba deri ne $500 për ata që nuk mbajnë maskë.

19:34
Bienale e muzikës klasike/ Mbahet në Durrës, nis nesër dhe vijon deri më 10 gusht

Me mbylljen e sezonit koncertor në Spanjë, çdo vit violinisti Florian Vlashi kthehet në qytetin e lindjes. Këtë herë për të organizuar bienalen e 10-të të netëve të muzikës klasike, që do të mbahet nga 1 deri më 10 gusht në Durrës.

19:26
Fundjava, më e freskët në Pogradec/ Ditët e nxehta mbushin qytetin me pushues

Pushues të shumtë kanë zgjedhur këtë fundjavë Pogradecin. Ata preferojnë të shijojnë liqenin e Ohrit klimën e freskët por edhe gjithçka tjetër ofrohet këtu.

19:13
“Thirrje për ata që s’duan të kthehen”/ Ghorayeb për Top Channel: Ne do t’ju ndihmojmë! Eva Dumani ka bllokuar përpjekjet tona

Marc Ghorayeb këshilltari jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Liban Muhamed Veliu thotë se ka edhe gra shqiptare që nuk duan të ikin nga ferri i kampeve në Siri.

18:56
5 gra e 14 fëmijë shpëtohen nga kampet e Sirisë, Çuçi: Vijojmë përpjekjet për t’i nxjerrë të gjithë shqiptarët që po përjetojnë atë tmerr

Qeveria shqiptare përmbylli me sukses operacionin e tretë humanitar për kthimin në atdhe të 5 grave dhe 14 fëmijëve nga kampet Al Hol dhe Roj të Sirisë.

18:35
Zjarret shkatërrimtare në Turqi, shkon në 6 numri i viktimave

Autoritetet turke kanë gjetur trupat e dy personave të tjerë gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve në provincën jugore Antalya, duke e cuar numrin e të vdekurve në 6.

18:30
Milioneri pranon pengmarrjen e dështuar të gruas, pas mbytjes së bashkëpunëtorëve të pajtuar (fotot)

Një milioner nga Louisiana në SHBA, ka pranuar planifikimin e pengmarrjes së gruas së tij, pasi dy bashkëpunëtorët që kishte pajtuar, gjetën vdekjen të mbytur në ujë teksa përpiqeshin t’i shpëtonin policisë.

18:27
Evropa në luftë me flakët/ Zjarre të frikshme në Spanjë, Itali dhe Turqi

Shumë shtete të Evropës po përballen me zjarre të frikshme ditët e fundit me rritjen e temperaturave.

18:09
“Dëborë e përgjakur”, do të përballeni me fenomenin e frikshëm nëse ju bie rruga për në Alpet Franceze (Fotot)

Nëse ecni mjaft lart në Alpet Franceze gjatë fundit të pranverës do të mund të hasni në ca copa dëbore mjaft të çuditshme jo në ngjyrë të bardhë por të kuqe.

17:50
Temperaturat e larta në vend, IGJEUM: 10 qarqe të rrezikuara nga zjarret

10 qarqe të vendit parashikohen me rrezikshmëri të lartë për rënien e zjarreve. Ndërkohë IGJEUM thotë se rreziku do të jetë i moderuar në qarqet e Durrësit dhe Dibrës. IGJEUM parashikon se era që do të fryjë do të jetë tejet e nxehtë dhe e shoqëruar me rërë që e kanë prejardhjen nga Saharaja. “ZJARRET […]

17:49
Video/ Momentet dramatike kur të rinjtë i shpëtojnë zjarreve në Turqi duke kaluar me makinë përmes tyre (fotot)

Këto janë momentet e tmerrit kur një grup miqsh arrijnë të shpëtojnë nga zjarret e egra në Turqi duke kaluar mes flakëve me makinë.

17:32
Riatdhesimi shqiptarëve nga Siria/ Marc Ghorayeb tregon detajet e operacionit të tretë

Marc Ghorayeb, këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Liban Muhamed Veliu shpjegon si u bë i mundur nxjerrja nga kampi Roj i 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë.

17:29
Sërish rritje rastesh/ 45 të infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

Dita e sotme ka shënuar sërish një rritje të rasteve me COVID, pasi në 24 orë janë prekur 45 persona.

17:24
Zjarret shkatërrimtare në Turqi që kanë vrarë 4 njerëz, shfaqen në imazhet satelitore (fotot)

Më shumë se 70 vatra zjarresh pyjore kanë shpërthyer kësaj jave në provincat turke të Egjeut, Mesdheut, si dhe në rajone të brendshme, teksa 14 prej tyre vazhdojnë të digjen.

17:17
Fenomeni i çuditshëm në Argjentinë! Liqenet marrin ngjyrë rozë, ekspertët nuk gjejnë shkakun (Fotot)

Dy liqene në rajonin bregdetar të Patagonias në Argjentinë janë bërë rozë për shkak të fenomeneve ende të pashpjeguara.

16:52
Mkhitaryan: Me Mourinhon u sqarova shpejt, Pepe ndërhyri të më dëmtojë

Heinrikh Mkhitaryan ka vendosur të qëndrojë te Roma, ku do të duhet të punojë sërish me Jose Mourinhon, trajner me të cilin pati përplasje te Manchester United. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, fantazisti armen pranoi se është sqaruar me Mourinhon dhe tani të dy bashkë duan të fitojnë me fanellën e Romës.

16:44
4 simptoma të reja/ Çfarë ndodh me të vaksinuarit që preken nga Covid

Britanikët e vaksinuar kundër Covid 19 po raportojnë simptoma unike, të padëgjuara deri tani.

16:41
“Me një veprim kaq të thjeshtë”, ja sa lehtë mbrohet celulari nga hakerët!

Skandali i softuerit spiun Pegasus nxorri edhe një herë në pah sesa gjerësisht është përhapur pasiguria dixhitale.

16:38
Qyteti i lashtë nëntokësor i shkretëtirës turke që më parë strehonte 20,000 banorë (fotogaleri)

Në vitet 1960-të, një burrë në Turqi që po bënte disa punime në shtëpinë e tij, bëri një prej zbulimeve më të mrekullueshme akreologjike të historisë.

16:36
Temperatura të larta në Arktik, shkrihen brenda ditës 22 gigatonë akull

Ndryshimi i klimës po shkakton temperatura të larta në të gjithë Arktikun, ku Groenlanda humbi sërish një sasi të madhe akulli.

16:28
Bilanci i 24 orëve të fundit/ Policia: Pezullohen 63 leje drejtimi, vendosen 1690 gjoba dhe arrestohen 11 persona

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit ku bëhet e ditur se janë pezulluar 63 leje drejtimi, janë vendosur 1690 masa administrative, si dhe janë arrestuar 11 persona.

16:26
Google dhe Facebook detyrojnë stafin: “Pa vaksinë, mos hajdeni në punë”!

Në kohën kur fushata e vaksinimit ndaj COVID-19 në Shtetet e Bashkuara është ngadalësuar ndjeshëm, gjigantët Google dhe Facebook po kërkojnë të japin kontributin e vet.

16:23
Pamje të frikshme nga Vlora/ Zjarrfikësit në luftë me flakët

Disa fshatra në Vlorë janë kthyer në fushëbetejë mes vatrave të zjarrit dhe zjarrfikësve që përpiqen t’i shuajnë.

16:20
Kapet i riu që vodhi menaxherin e lokalit ku punonte, arrestohet edhe një 37-vjeçar pasi…

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale.

16:15
Nuk respektoi orarin për mbylljen e subjektit, gjobitet dhe procedohet penalisht 37-vjeçari

Një 37 vjeçar, pronar i një subjekti në Vlorë, është proceduar penalisht pasi nuk respektoi orarin për mbylljen e biznesit.

16:14
Exclusive/ Detajet e 19 grave dhe fëmijëve shqiptarë nxjerrë nga kampet e Sirisë

I dërguari Top Channel në Liban Muhamed Veliu raporton se 19 gratë dhe fëmijë që do të riatdhesohen në Shqipëri janë nxjerrë nga kampi Roj.

16:05
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck më të dashuruar se kurrë/ Nuk kursejnë puthjet dhe përqafimet në publik (FOTOT)

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë më të dashuruar se kurrë dhe nuk hezitojnë ta tregojnë.

15:55
Riatdhesohen 5 gra dhe 14 fëmijë nga kampet siriane/ Rama për Top Channel: Jam këtu për t’i marrë e për t’i çuar në shtëpi

5 gra dhe 14 fëmijë do të rikthehen nesër në atdhe, pas një qëndrimi të gjatë dhe të mundimshëm në ‘kampin e ferrit’ në Siri.

15:47
E frikshme në Janinë/ Për 3 muaj nipi mban të mbyllur në bodrum tezen e vdekur, donte t’i merrte pensionin

Një tjetër rast ka tronditur opinionin publik grek. Këtë herë në Janinë, një 69-vjeçare u gjet e vdekur brenda një bodrumi në shtëpinë e saj nga Policia.

15:29
Babai dhe dy djemtë plagosin me thikë 43-vjeçarin dhe i dëmtojnë “Volkswagen-in” me gurë

Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim tre persona, babai me dy djemtë, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 43-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë.

15:28
Rekorde të reja botërore, garuesi e notit përballen gjatë lojërave olimpike në Tokio 2020

Një tjetër rekord botëror regjistrohet në garat e notit në Lojërat Olimpike të Tokios. këtë radhë është amerikane Caeleb Dressel ai që  e arriti diçka të tillë në garën e 100 m stil flutur duke fituar në të njëjtën kohë edhe medaljen e tij të tretë të artë në këtë eveniment. Dressel e fitoi  këtë garë me kohën 49.45 sekonda duke e përmirësuar me 5 të qintat rekordin e mëparshëm botëror të vendosur nga ai vetë në Botërorin e notit në 2019..

15:28
Smajlaj, jashtë finales olimpike/ Peshëngritje, Qerimaj, i 9 në kategorinë 81 kg

Erkand Qerimaj e mbylli garimin e tij në Lojërat olimpike në peshëngritje në kategorinë 81 kg për meshkuj. Sportisti shqiptar garoi në baterinë B të kësaj kategorie duke e fituar atë, por në klasifikimin e përgjithshëm pas përfundimit të garimit në baterinë A ai u rendit në vendin e 9.

15:24
Italia lehtëson udhëtimet, por futesh 5 ditë në karantinë nëse qëndron gjatë në këtë vend

Shqiptarët që duan të shkojnë në Itali, duhet të paraqesin testin negativ të covid 19 dhe të deklarojnë vetëkarantinimin 5-ditor. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se nëse do të qëndroni në shtetin fqinj më pak se 5 ditë, nuk do të jetë i nevojshëm izolimi.

15:23
Kërcimi me llastik 300m nga ura e xhamtë më e lartë e botës, lëshon guximtarët në kenionin kinez (foto-video)

Në mes të dy humnerave të në provincën Hunan, një strukturë e xhamtë e varur, ofron kercimin me litar elastik më të lartë të botës, nga një urë këmbësorësh.

15:17
Trualli i teatrit i kalon Bashkisë/ Qeveria, vendim të dytë pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Trualli i teatrit kombëtar i kaloji sërish Bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave është miratuar vendimi që pronën me numër  1 / 241 në zonën kadastrave 8150 me sipërfaqe totale 5 522 m katrore.

15:07
Sot mbyllet afati i “41 Bis”, SPAK ka kërkuar izolim vetëm për katër të burgosur

Shtatë të burgosurve Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqa, Endrit Zela, Blerim SHullazi, Arbjon Aliko dhe Genci Balla u përfundoi afati një vjeçar i mbajtjes në regjim të ashpër 41 bis.

15:07
Exclusive/ Edi Rama në Liban, 5 gra dhe 14 fëmijë nxirren nga kampet e Sirisë

Qeveria shqiptare ka përmbyllur me sukses operacionin e tretë humanitar për kthimin në atdhe të grave dhe fëmijëve nga kampet Al Hol dhe Roj të Sirisë.

15:02
Zjarre në pyjet e bregdetit, flakët në Karaburun dhe Tragjas. Në Ksamil arrestohet një zjarrëvënës

Në ditën e pestë të rënies së zjarreve në Vlorë, 80 punonjës së zjarrfikëseve, zonave të mbrojtura prefekturës janë nisur në orët e para te ditës të ndarë në grupe, një pjesë në gadishullin e Karaburunit dhe pjesa tjetër në kodrat e fshatit Tragjas.

15:00
Miratohet Lista e re e Barnave të Rimbursueshme, shtohen 23 barna të tjera

Në Listën e Barnave të Rimbursueshme 2021 janë shtuar 23 barna të reja që e çojnë ne 1191 listën e alternativave të mjekimit për diagnozat e sëmundjeve kronike.

14:54
Biden: SHBA në krah të Kosovës/ Presidenti amerikan falënderon Kosovën për nderimin e të birit

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se familja e tij ndihet e nderuar pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dha medalje për djalin e tij të ndjerë Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës.

14:34
Vatër zjarri edhe në Ishëm të Durrësit, zjarrfikësit në luftë me flakët

Në të gjithë vendin janë ndezur vatra zjarri ku herë pas here kanë marrë edhe përmasa të frikshme, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

14:29
“Atdheu ynë po digjet”, vullnetarë rusë nisen të luftojnë me flakët në Siberi

Ivan Fyodorov, 65 vjeç edhe djali i tij 42-vjeçar, Piotër janë dy prej shtetasve rusë që kanë vendosur të dalin vullnetarë e të ndihmojnë zjarrfikësit e përballur me ferrin e flakëve në Siberi.

14:17
Vrau kushëririn pas sherrit për tokën dhe plagosi tre të tjerë, vetëdorëzohet në polici autori i masakrës në Lushnjë

Kastriot Hasalla, autori i vrasjes së 30-vjeçarit Romeo Hasalla në fshatin Garunjas të Lushnjes është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë së qytetit.

14:09
“Politika të rrijë larg!”/ Petro Koçi i përgjigjet Artan Lames: Kadastra na krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier!

Deputeti që fitoi mandatin në zgjedhjet e 25 prillit, e që pritet të jetë pjesë e kabinetit të ri të qeverisë Rama në shtator, Petro Koçi i është përgjigjur kreut të Kadastrës, Artan Lame.

13:46
Dita ndërkombëtare e rojeve të pyllit/ Në Divjakë mblidhen të rinj për t’u përgatitur

Sot me rastin e ditës ndërkombëtare të renxhersave (rojeve të pyllit) në parkun kombëtar Divjakë, Karavasta është zhvilluar një aktivitet. Administrata e parkut në bashkëpunim me fondacionin j.I.c.a( xhaika), i cili operon prej dhjetë vitesh në qytetin e Divjakës kanë përgatitur një grup me të rinj ‘junir rangers’ nga shkollat e qytetit të Divjakës.

13:46
Aksidenti në Llogora shkakton trafik të rënduar në rrugë

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Llogora mesditën e sotme.

13:37
Fluksi i madh i qytetarëve/ Policia e Kosovës kërkon që të shfrytëzohen edhe pika të tjera të kalimit të kufirit

Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare është shumë i madh dhe pritjet janë të gjata. Koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët tanë.

13:30
Në SHBA rekomandohet vaksinimi kundër covid-19 i grave shtatzëna

Dy grupe kryesore obstetrike në Shtetet e Bashkuara kanë rekomanduar që të gjitha gratë shtatzëna të vaksinohen kundër koronavirusit.

13:21
Hapësira/ Dinastia Porsche sfidon keq Bezos dhe Musk

Porsche SE, kompania e familjes që kontrollon Volkswagen Group, është investitori i fundit i madh që ka vënë bast mbi rolin vendimtar të hapësirës në zhvillimin e teknologjive të së ardhmes.

13:12
Reja toksike nuk largohet nga Fieri, vazhdojnë të digjen mbetjet plastike në vendgrumbullimin e mbetjeve

Për të pestën ditë radhazi, qyteti i Fierit është mbuluar nga retë toksike dhe ajri i ndotur.

12:45
41 bis mbetet aktiv për 4 të dënuar/ Nga Shullazi te Balla, kush janë të burgosurit që paraqesin rrezikshmëri të lartë

Regjimi i ashpër 41 bis do vazhdojë të qëndrojë aktiv edhe për një vit për katër nga shtatë personat që mbaheshin në të.

12:37
U dëmtua nga tërmeti/ Manastirliu inspekton punimet në Qendrën Terapeutike për Fëmijë: Brenda vitit funksionale!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për rindërtimin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijë, e dëmtuar nga tërmeti 26 nëntorit 2019.

12:28
Më shumë pacientë në Kosovë, dyfishohet numri i atyre që kërkojnë trajtim në QKUK

Numri i pacientëve që kërkojnë trajtim në Klinikën Emergjente të QKUK-së, është dyfishuar brenda pesë vjetësh.

12:28
Dhunë në familje, tregti droge e armëmbajtje pa leje, 6 të arrestuar në kryeqytet

6 persona janë vënë nën prangat e policisë, gjatë 24 orëve të fundit, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

12:22
Qerimaj mbyll garat, peshëngritësi shqiptar i 9-i në Tokyo 2020

Erkand Qerimaj e mbylli garimin e tij në Lojërat Olimpike në peshëngritje në kategorinë 81 kg për meshkuj. Sportisti shqiptar garoi në baterinë B të kësaj kategorie duke e fituar atë, por në klasifikimin e përgjithshëm pas përfundimit të garimit në baterinë A ai u rendit në vendin e 9.

12:20
I nxehti përfshin Greqinë, kulmi do të jetë javën e ardhshme me temperatura mbi 44 gradë

Për të dytën ditë rresht Greqia po përballet me një valë moti të nxehtë, e cila sipas parashikimeve të meteorologëve do të jetë intensive dhe e zgjatur duke vazhduar në gjithë dhjetëditëshin e ardhshëm.

12:16
Në fshatin e të moshuarve, hapja e kufirit ktheu të rinjtë për vizitë në Nartë

Në këtë fshat banojnë vetëm të moshuar sepse të rinjtë janë të larguar, por për ta jeta pranë Lagunës së Nartës ka bukuritë e veta dhe sigurisht jetojnë dhe me problemet që kjo zonë ka.

12:14
Pranë Bunës, pa ujë/ Tokat e Dajçit thahen nga mungesa e vaditjes

Njësia Administrative e Dajçit me fshatrat e tij, thuajse çdo dimër përmbytet dhe uji vërshon ndaj qindra shtëpive dhe mijëra hektarëve tokë bujqësore, por gjatë verës tokat bujqësore të kësaj zone thahen për shkak të mungeses së ujit për vaditje.

12:10
OBSH: Nëse nuk mposhtim Covid, mund të krijohen mutacione më të rrezikshme

Varianti Delta i Covid 19 është një paralajmërim për botën, që të mposhtë virusin, para se të pësojë mutacione të tjera dhe të bëhet më i rrezikshëm, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

12:00
Shpejtësia e lartë i merr jetën dy të rinjve në rrugën e Velipojës

Shpejtësia në drejtimin e mjetit i ka marrë jetën dy të rinjve në orët e para të mëngjesit.

11:37
Zjarret në Turqi, 180 të lënduar/ Vdes dhe i riu që ndihmoi zjarrfikësit me ujë të pijshëm

Zjarrfikësit në Turqi vazhdojnë të luftojnë me zjarret vdekjeprurëse që detyruan evakuimin e të gjithë fshatrave dhe hoteleve në bregdetin e Mesdheut. Të paktën katër persona kanë humbur jetën mes flakëve, ndërsa raportohet për më shumë se 180 të plagosur.