Arkeologët zbulojnë mumjen të paktën 800 vjeçare në Peru

27/11/2021 16:51

Një mumje 800-vjeçare është zbuluar në Peru nga një grup arkeologësh.

Ata treguan se mbetjet e mumifikuara ishin të një personi që i përkiste kulturave të zhvilluara mes bregdetit dhe maleve të vendit të Amerikës së Jugut.

Një prej arkeologëve, profesor Pieter Van Dalen Luna tha se nuk është identifikuar ende gjinia e mumjes, por tregoi se ajo është zbuluar në rajonin e Limës.

Karakteristikat e kësaj mumje janë se trupi ishte i lidhur me litarë dhe duart mbulonin fytyrën, duke treguar një rit të caktuar lokal”, tha ai.

Sipas tij, eshtrat i përkasin një personi që jetonte në rajonin malor të Andeve, duke shtuar më tej se daktimi me radiokarbon do të japë detaje më të sakta.

Mumja u zbulua brenda një strukture nëntokësore në periferi të qytetit Lima.

Brenda varrit kishte edhe enë qeramike dhe vegla druri.

Peruja është shtëpia e destinacionit të njohur turistik Machu Pichu, por edhe shtëpia e qindrave destinacioneve të tjera turistike, duke përfshirë kulturat të cilat u zhvilluan para dhe pas perandorisë Inka, e cila 500 vjet më parë dominoi një pjesë të madhe të Amerikës së Jugut, duke filluar nga Ekuadori, Kolumbia dhe Kili.

Top Channel