Papa pret kryeministrin Rama/ Vizitë në Vatikan për 30-vjetorin e marrëdhënieve

27/11/2021 19:40

Rama takon Papa Franceskun në Vatikan, në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me selinë e shenjtë.

Kryeministri Edi Rama u takua sot me Papa Franceskun në Vatikan. Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga familja e tij, bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tij i vogël Zaho. Pikërisht me më të voglin e delagacionit Papa Francesku shkëmbeu batuta.

Ati i shenjtë e këshilloi Zahon që të lidhte këpucën e zgjidhur.  Papa Françesku i dhuroi kryeministrit Rama një basoreliev prej bronzi të Noes. Gjithashtu i dha atij dokumente papale.

Ndërsa Edi Tama i dhuroi Atit të shenjtë një letër të At Gjergj Fishtës.

Kjo vizitë e kryeministrit përkoi me 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë.

Në shenjë mirënjohje Kryeministri Shqiptar dekoroi sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin.

Gjatë qëndrimit  në Vatikan familja kryeministrore shqiptare vendosi lule në varrin e  Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani si dhe në varrin e Gjon Palit  të II-të.

Top Channel