Çmimet e naftës dhe derivateve të saj do vazhdojnë të jenë të larta në Kosovë.

Aktualisht, ato po variojnë nga një euro e nëntëmbëdhjetë cent deri në një euro e tridhjetë cent për litër.

Për këtë qytetarët po ankohen duke thënë se vetura është esenciale dhe rritja e çmimeve u ka rënduar xhepin.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se këto çmime do të jenë deri në muajin janar, ndërsa pas këtij muajit pritet të ketë ulje graduale.

Megjithëkëtë, Berjani thotë se çmimet e naftës dhe derivateve të saj në Kosovë janë më të lirat në rajon, për shkak të akcizës më të ulët.

Çmimet e këtyre produkteve kanë shënuar rritje gjatë muajit tetorit, për rreth 40 cent për liter.

Top Channel