Lind bebja gjatë fluturimit, në avionin e pasagjerëve drejt Uzbekistan (fotot)

27/11/2021 15:27

Një avion i linjave Aeroflot që fluturonte nga qyteti rus i Shën Petersburg drejt Namangan në Uzbekistan ka bërë një ulje emergjence në Nizhny Novgorod, pasi një bebe lindi në bordin e tij, njoftonte agjencia ruse TASS.

“Kapiteni i avionit njoftoi se një grua mes pasagjerëve ishte në dhimbjet e lindjes dhe vendimi u mor për të ulur avionin në Nizhny Novgorod. Në lindjen e bebes ndihmuan stjuardesat. Ulja gjithashtu shkoi mirë,” thanë burimet e agjencisë.

Ato shtonin se bebja është në gjendje të mirë, teksa menjëherë pas uljes në aeroportin Chkalov të Nizhny Novgorod zyrtarët kishin thërritur një ambulancë. “Sapo avioni u ul nëna dhe bebeja e porsalindur u dërguan në spitalin e qyetit”, tha zëdhënësi duke shtuar se më pas fluturimi kishte vijuar drejt destinacionti të tij.

FOTO GALERI
1/3
Një bebe lindi në bordin e avioni te linjave Aeroflot që fluturonte nga qyteti rus i Shën Petersburg drejt Namangan në Uzbekistan

Top Channel