Rusia e Kina “po pushtojnë” Ballkanin: Ekspertët japin alarmin

27/11/2021 13:28

Damon Wilson nga National Endowment for Democracy, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se ende ka punë të papërfunduar për jetësimin e reformave që sigurojnë se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e botës së lirë dhe institucioneve demokratike.

Nëse mendoni se ku ishin Franca dhe Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore dhe e krahasoni me konfliktin ballkanik, atëherë e shihni se, dakord, kemi paqe, por kjo nuk është e mjaftueshme për aspiratat dhe kërkesat e qytetarëve. Ju shihni se fshatrat po zbrazen sepse nuk ka mundësi ekonomike. Ju shihni mediat e pavarura duke u shtypur në disa vende. Ju e shihni ndikimin rus dhe kinez në rritje. Kjo nuk është e ardhmja për këtë rajon dhe i shoh njerëzit që kërkojnë më shumë”, tha ai.

Wilson shpreson për një angazhim më konstruktiv transatlantik në Ballkanin Perëndimor, ndërsa vuri theksin tek reformat në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, të cilat u ndeshën më pas më bllokadë në Bashkimin Europian, ndërsa prisnin fillimin e negociatave për anëtarësim.

Ai vlerësoi emërimet e reja të diplomatëve amerikanë në rajon, por tërhoqi vërejtjen se me problemet në botë, Ballkani nuk mund të jetë përparësi e Uashingtonit, prandaj duhet punë e përbashkët me Bashkimin Europian në rajon.

Presidenti Vuçiç, tha ai, e di se çështja e pazgjidhur e Kosovës do të vazhdojë ta mbajë Serbinë prapa.

Por sipas tij, në fund të fundit, “pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pjesë e historisë së integrimit europian”.

 

Top Channel