Qeveria miratoi në parlament ndryshimet në taksat e reja.

Pagat do tatohen mbi nivelin 40 000 lekë, ndërsa për fashën nga 40 deri në 50 mijë tatimi përgjysmohet. Pagat mbi 2 milionë lekë do tatohen 23%. Shtohet taksa 10% për inputet bujqësore, ndërsa kompensimi për prodhuesit bujqësor bëhet 0 nga 6%.

Akciza për duhanin do të rritet me 250 lekë/kg çdo vit, ndërsa akzicat e tjera do të indeksohen me normën e inflacionit. Gjithashtu është unifikuar akzica për gazin e lëngshëm dhe për ngrohje në 6 lekë/litër.

Nga  taksa 100 lekë/kg e qumështit pluhur janë përjashtuar kompanitë e prodhimit dhe përpunimit të qumështit, ndërsa u vendos dhe një taksë mbi naftën e jahteve në masën 40 lekë nga 65 që ishte propozimi fillestar.

Taksat më të debatuara ishin ato që prekin sektorin e bujqësisë. Ekspertët mendojnë se duhet një qasje tjetër:

Çoçoli: “Praktikisht e shtyn sektorin drejt informaliteti, sepse fermerët nuk do jen më të interesuar të shesin nëse shteti nuk i rimburson më.”

Gjokutaj: “Për sektorin e bujqësisë nevojitet një reformë strukturore dhe jo vetëm politika të reja taksash”.

Sipas ekspertëve qeveria duhet të fillojë të taksojë edhe kapitalin:

Çoçoli: “Qeveria ka harruar se në qershor përgjysmoi taksën mbi dividentin, që cilësohet si taksa e të pasurve. Duhet që ne të taksojmë kapitalin jo punën.”

Gjokutaj: “Çuditërisht nuk është diskutuar taksa mbi kapitalin dhe kjo duhet të bëhet, sepse është e nevojshme të jenë në të njëjtin nivel puna dhe kapitali. ”

Ata kanë edhe disa propozime të reja për ti shtuar paketës fiskale:

Çoçoli: “Të ndryshohet taksa për tatimin mbi fitimin për investimet e huaja. Serbia dhe Maqedonia e kanë nga 8 dhe 9% ne e kemi 15%.”

Gjokutaj: “Të ndryshohet regjimi i TVSH-së, sepse përjashtimet fiskale që ka bërë qeveria nuk kanë dhënë produktivitetin e duhur nga ana e bizneseve.”

Top Channel