Semi është banorja që pas televotimit nga shikuesit la shtëpinë e ‘Big Brother’ mbrëmjen e djeshme.

Jashtë dyerve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri Semin e priste mikesha e saj, moderatorja Bora Zemani.

Prezantuesja, me anë të një Instastory ka publikuar pamje ku shfaqeshin së bashku me një tjetër mikeshë duke ndarë përqafime të ngrohta, ndërsa bashkangjitur shkruan: Ne të treja gjithmonë!

Bora dhe Semi duken të përlotura, një skenë që na emocionoi vërtet shumë!

E shumëpërfolur ka qenë që prej fillimit marrëdhënia mes Semit dhe Donaldit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Fillimisht u dyshua se mes tyre kishte diçka më shumë se thjesht shoqëri dhe këto spekulime nisën nga afrimiteti i tyre. Mirëpo, pas ardhjes së Borës në spektakël ku takoi mikeshën e saj të ngushtë dhe pati skenën romantike me Donaldin, çdo dyshim mori fund.

Aty u kuptua se Semi thjesht po tregohej protektive ndaj mikeshës së saj prej shumë vitesh dhe se donte që ata të të ribashkoheshin. Kjo gjë u cilësua nga publiku i gjerë dhe banorët brenda shtëpisë si një sjellje më protektive seç duhet dhe se në fakt po sillet si një ‘avokate mbrojtëse’.

Lidhur me këto paragjykime që i janë bërë Semit, Bora ka reaguar shpesh duke e mbështetur plotësisht mikeshën e saj të ngushtë.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel