Plas keq në studio/ Samiu-Efit: Je e bukur por arrogante! Mos më bëj të flas më shumë, je kërkushi

27/11/2021 22:10

Efi dhe Bashkimi janë përballur me njëri-tjetrin në puntatën e sotme të Për’puthen Prime për shkak të përplasjeve që kanë pasur në studio.

Ishte Bashkimi që i tha Efit se nuk e pëlqen duke iu referuar sjelljes së saj ndaj djemve të tjerë duke iu referuar konkretisht edhe Samiut. Gjatë diskutimit, foli edhe Samiu duke i thënë Efit se është arrogante, pavarësisht se është e bukur. Në një moment Samiu tha se nuk dëshiron të flasë më shumë, ndërsa Efi e konsideroi si kërcënim.

Pjesë nga diskutimi

Bashkimi: Nuk mund të kem ndjenja për të tjerët kur shoh se si sillesh me djemtë e tjerë. Me aq arrogancë i kthehesh Samiut që ka pëlqim për ty.

Efi: I ke lexuar komentet.

Bashkimi: Jo po të them të vërtetën.

Efi: Pse nuk ma ke thënë në prapaskenë?

Bashkimi: A të kujtohet cfarë i ke thënë për puthjen? Mimikat që ke bërë në studio. Si pamje je e bukur, zero ke empati. Nuk të kam parë me ndonjë djalë të kesh pasur empati.

Efi: Ti ke qeshur aty.

Bashkimi: Ke pasur sjellje autokorrekte.

Samiu: E respektoj Bashkimin që e përmendi. Respektin dhe mirësinë e merr për dobësi.

Efi: Samiu është mërzitur kaq shumë…

Samiu: Më dëgjo.

Efi: Nuk të dëgjoj fare. Pse më vjen nga mbrapa? Hera e parë dhe e fundit që të dëgjoj të flasësh për mua. Ti nuk e ke përmendur që jam sjellësh keq me ty.

Samiu: Je shumë e mirë e bukur, por je shumë arrogante.

Efi: Mirë që foli Bashkimi se nuk di të lidhësh 2 fjalë.

Samiu: Mos më bëj të flas më shumë.

Efi: Fol.

Samiu: Mos e ço veten lart se je kërkushi.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel