Marku bëhet baba për herë të parë në ditën e ditëlindjes së gruas, boksieri zbulon emrin dhe foton e bebushit

27/11/2021 18:09

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është bërë për herë të parë baba, teksa ka ardhur në jetë edhe djali i tij, që çifti ka vendosur t’a quajnë Matin.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë me anë të një fotoje të ëmbël nga spitali në Britani, ku erdhi në jetë djali i tij.

Marku falenderon Zotit që e solli djalin e tij në të njëjtën ditë që gruaja ka ditëlindjen. Dy gëzime në një ditë për boksierin shqiptarë që këtë herë fitoi çmimin më të madh të jetës së tij personale.

“Faleminderit Zotit të gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë ka lindur edhe nusja në 27 nëntor. Mirëseerdhe në këtë jetë, djali im Matin Marku. Zoti të dhëntë shëndet, fat dhe një jetë sa më të lumtur. Babi dhe mami do të duan pa kufij gjithmonë”– shkruan Marku në profilin e tij në Instagram.

Boskieri shqiptar po përjeton momente të sukseshme si në karrierë ashtu edhe në jetën perosnale.

Kujtojmë që Florian Marku ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj boksierit francez Jorick Luisetton. “Mbreti shqiptar i ringut” dominoi thuajse në të gjitha raundet duke mos e vënë asnjëherë në diskutim triumfin dhe pas duelit ftoi të gjithë boksierët, duke u shprehur i gatshëm të përballet me të gjithë!

FOTO GALERI
1/11

Top Channel