30-vjetori i marrëdhënieve me Vatikanin/ Rama takim me Atin e shenjtë, vendos lule te varri i Papës shqiptar

27/11/2021 14:41

Në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Vatikan kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten dhe djalin Zaho ndodhen ne Seline e Shenjte ku pritet te kenë një takim me Papa Franceskun.

Në shenje mirënjohje Kryeministri Shqiptar dekoroi sekretarin e shtetit te Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin. Gjatë fjalës në ceremoninë e rastit Rama vuri theksin tek bashkëpunimi me seline e Shenjte.

Rama: Ne ende shohim frytet e kësaj: një angazhim i përbashkët për një marrëveshje të ardhshme me spitalin “Bambino Gesù” për të lehtësuar trajtimin falas të fëmijëve shqiptarë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe ndërtimin e faltores së shenjtë të parë kushtuar Shën Nënë Terezës në Shqipëri, nëpërmjet dhurimit të një trualli në Tiranë nga qeveria shqiptare. Faltorja e shenjtë do të jetë një pikë e rëndësishme takimi për qindra mijëra besimtarë nga e gjithë bota si dhe një thirrje e vazhdueshme për të mos harruar të varfrit.

Gjatë qëndrimit në Vatikan familja kryeministrore shqiptare vendosi lule ne varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani si dhe në varrin e Gjon Palit te II-te.

Top Channel