Arteta: Në pjesën e parë ishim në gjumë, Saka i mrekullueshëm

27/11/2021 18:33

Arsenali fitoi 2-0 ndaj Newcastle, duke reaguar mirë pas humbjes së thellë me Liverpool. Djemtë e Mikel Artetës arritën suksesin e tretë radhazi shtëpiak në Premier falë golave të Saka dhe Martinellit në pjesën e dytë.

Trajneri Arteta i gëzohet fitores, pjesa e parë nuk i pëlqeu, por Arsenali ishte një tjetër ekip pas pushimit dhe e meritoi fitoren.

Në pjesën e parë luajtëm ashtu siç ishim përgatitur, por nuk krijuam raste të rrezikshme. U treguam të ngathët dhe nuk i sulmuam mirë hapësirat.

Në pjesën e dytë ndryshuam diçka dhe luajtëm me një ritëm më të kënaqshëm”, deklaroi trajneri spanjoll, i cili u ndal edhe te dy golat e fitores.

Goli i Saka, për shembull, ishte i mrekullueshëm. Vetëm në atë mënyrë mund t’i çajmë mbrojtjet e ngjeshura si e Newcastle, por duhet të vazhdonim të sulmonim pas golit të dytë”, theksoi Mikel Arteta në prononcimin pas ndeshjes.

Top Channel