Da Silva shënon me prekjen e parë, Josa “shijon” humbjen e parë bardhezi

27/11/2021 22:17

Vllaznia “ia merr dorën” Laçit, pasi e mposht sërish, këtë herë me rezultatin minimal 1-0.

Nën një shi të vazhdueshëm në “Loro Boriçi”, kuqeblutë i falen një goli të fantazistit brazilian Victor Da Silva, i cili shënoi me prekjen e parë të topit, ndërsa Mirel Josa pëson humbjen e parë në krye të skuadrës kurbinase.

Në “Loro Boriçi” u zhvillua një shfaqje mjaft interesante, me ritëm të lartë dhe raste të shumta shënimi, por ndryshe nga ndeshja e fazës së parë, këtë herë tifozët shijuan vetëm një gol, atë me vlerë tre pikëshe të Da Silvës.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për shkodranët, që blindojnë vendin e tretë të renditjes me 16 pikë dhe tani e shohin veten edhe më afër kreut, pasi kanë vetëm 5 pikë më pak se Tirana që mban vendin e parë. Nga ana tjetër Laçi mbetet në vendin e gjashtë me 12 pikë dhe nuk njeh fitoren prej dy javësh radhazi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel