Tifozët e Arsenal nuk i besojnë syve kur Aubameyang nuk arrin të shënojë 1m larg portës së hapur (VIDEO)

27/11/2021 16:31
Aubameyang humbi rastin ne menyre te pabesueshme

Sulmuesi i Arsenalit të Londrës, Pierre-Emerick Aubameyang akuzohej sot nga fansat se kishte realizuar “huqin e sezonit” kur goditi shtyllën vetëm 1 metër larg portës së hapur, në ndeshjen e të shtunës pasdite kundër Newcastle në Premier League.

Fraza ‘edhe gjyshja ime do të kishte shënuar aty’ duket shpesh e ekzagjeruar por kapiteni i “Gunners”, Aubameyang i vuri sot vërtet në provë limitet.

Sulmuesi nga Gabon reagoi shpejt për të zënë pozicionin e volitshëm duke u gjendur me topin rreth 1 metër para portës së hapur kur portieri i Newcastle, Martin Dubravka kishte dalë në krahun tjetër. Por për fat të keq të tifozëve të Arsenal, Aubameyang nuk e llogariti shtyrjen e topit drejt rrjetës duke goditur shtyllën e djathtë.

Rrjedhimisht skuadra e tij fitoi ndeshjen me rezultation 2 – 0 me gola të talenteve të reja, anglezit Bukayo Saka dhe brazilianit Gabi Martinelli.

FOTO GALERI
1/3
Gabriel Martineli shenoi per Arsenal

Top Channel