Ritvana dhe Mikela janë dy vajzat e emisionit Për’puthen që kanë krijuar miqësi, por duket se pëlqimi i të dyjave për një nga djemtë po përcan marrëdhënien e tyre.

Mbrëmjen e sotme, ato janë përballur me njëra tjetrën për të sqaruar situatën. Diskutimi pati tone të larta zëri ndërsa Mikela i bëri të qartë se ka pasur shumë pëlqim me Erionin dhe Ritvanën e konsideron personin e vetëm që ka krijuar miqësi. Në përballje, Ritvana kërkonte vazhdimisht të merrte fjalën duke i thënë se është e lodhshme.

Pjesë nga diskutimi

Ritvana: Nuk kishte asnjë interes ndaj Erionit?

Mikela: Je e sigurt? Kur e shoh që nuk e zgjedh në takim, do e zgjedh unë.

Ritvana: Nuk e besoj këtë. Thjesht tu duk shumë burrë që kur e pe tek ditëlindja ime.

Mikela: Që kur e kam parë në takimin 4 minutësh në audicione, më ka pëlqyer. Që kur më pëlqen në audicion, si mund të hy në mesin tuaj? Unë e ftoj atë djalë se kam interes.

Ritvana: Do flasësh vetëm? Do bësh dialog me veten? Kur kisha shkëputje nga program, e shfrytëzove atë moment.

Mikela: Jo, e ke parë në backstage. Mos më kërko llogari.

Ritvana: A ka mundësi të flas?

Mikela: Po nuk të pëlqeu biseda, çohu dhe ik. E ke treguar gjithë këto ditë sa respekt për mua.

Ritvana: Se të kam qëndruar afër? Se ke pasur ngarkesë emocionale?

Mikela: Ti ke thënë që të kam hyrë në mes dhe gjithë kohës, çdo gjë që ta them e merr ose në mënyrë ironike ose ofenduese. Së fundmi i merr gjërat si do vet.

Ritvana: Të dyja e bëjmë. Ti ke filluar të flasësh vrazhdë dhe unë kam filluar ti marr gjërat kështu.

Mikela: Le të vendosë Erioni. Kam frikë sepse mund të humb ty ose atë dhe e di që kjo do më lërë shije shumë të hidhur.

Ritvana: Kush të tha që kam vendosur të luftoj për Erionin?

Mikela: Dole nga studio duke qarë.

Ritvana: Po jo duke sharë. Erioni është askush para teje. Mikela je shumë e lodhshme, nuk më lë të mbaroj.

Mikela: Dëgjo dhe vazhdoje.

Ritvana: Unë nuk flirtoj.

Mikela: E kam vënë re që ke flirtuar dhe një herë jam cuar unë.

Ritvana: Ti vdes për drama.

Mikela: Nuk vdes për drama, jam xheloze.

Ritvana: Dëgjo të flas unë se flet shumë. E zgjodha se desha.

Top Channel