Aksident në Elbasan/ Shoferi i dehur përfundon në trotuar, arrestohet nga policia

27/11/2021 20:27

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit, i cili ishte në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në trotuar.

Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje, ku ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit.

Top Channel