Nëntë raste të reja me Covid-19 shënohen në 24 orët e fundit në Kosovë

27/11/2021 16:06

Nëntë raste të reja me Covid-19 janë shënuar të shtunën në Kosovë, nga testimi i 1,591 të dyshuarve me koronavirus.

Sipas njoftimit të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 334.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 1,898 persona.

Që nga fillimi i vaksinimit, të vaksinuar me të dy dozat janë 761,003 persona, derisa numri i dozave të administruara është 1,614,212.

Top Channel