Krisje mes Putin dhe Vuçiç? “Presidenti rus nuk e priti mirë, Vuçiç s` thotë të vërtetën”

27/11/2021 14:11

Kryetari i lëvizjes serbe “Oslobodjenje” dhe ish-këshilltari i Boris Tadiç, Mlljadin Gjorgjeviç ka një tjetër verison për vizitën e presidentit Aleksandar Vuçiç në Rusi, të përshkruar si mjaft të përzemërt.

Në fakt, sipas tij, gjërat nuk janë saktësisht ashtu siç përpiqet t`i paraqesë kreu i shtetit serb.

“Vuçiç shkoi në Moskë eksluzivisht për fushatë zgjedhore. Prej vitësh, ai ka ndërtuar me sukses imazhin e vet si rusofil, me qëllimin që t`ua shesë votuesve në Serbi”, thotë Gjorgjeviç i cituar nga mediat në Kosovë.

Por, sipas tij, Vuçiç “tjetër gjë bën, tjetër gjë thotë”, dhe se “Rusia, këtë nuk po e pret dhe aq mirë.

Në Moskë, këtë rusofilizmin e tij po e kuptojnë si të rremë dhe do të ekspozohet si i tillë. As vizitën e fundit nuk e pati të lehtë. Ai më kobluar me shumë mundim pranë Sergei Lavrovit, Putin mezi e pranoi vetëm para zgjedhjeve në Serbi”, tha Gjorgjeviç për Danas.

“Mospajtimet e Moskës dhe Beogradit mbi Republika Srpska-n dhe Kosovën, janë duke u rritur”, vazhdon ai, duke thënë se  “Vuçiç ka akuzuar për spiunë rus, ka akuzuar Rusinë se po organizon protesta në Beograd, u ka shitur armë Ukrainës, ka nënshkruar Marrëveshjen e Washington-it ku zotohet për reduktimin e furnizimit me energji nga Rusia, dhe ka mbështetur Përfaqësuesin e Lartë të BeH-së, Carl Schimdt-in”, dhe se “për këtë gjë, Moska nuk është aspak e lumtur”.

Top Channel