Tirana luan në Korçë/ Ndërsa Vllaznia pret sot Laçin

27/11/2021 13:44

Tirana ka udhëtuar drejt Korçës ku do të luaj pasditen e sotme ndeshjen e parë të fazës së dytë përball vendasve të Skënderbeut.

Bardheblutë vijnë në këtë takim pas humbjes së parë sezonale në kampionat që pësuan nga Kukësit në javën e 9-tët ë Abissnet Superiores, megjithatë, për zv. trajnerin Erbim Fagu i cili ka folur në prag të takimit të radhës, skuadra është gatit ta harrojë disfatën e fundit.

Ndërkohë Skënderbeu në drejtimin e trajnerit Migen Memelli është duke bërë shumë mirë edhe pse jo gjithmonë ka marrë në ndeshjet e luajtura pikët që ka miratuar nga paraqitjes e bërë. Edhe pse dy skuadra me diferenca në letër dhe rezultate trajneri i korçarëve kërkon fitoren përball bardhebluve.

Ndërkohë në Shkodër Vllaznia do të presë sot Lacin për të konfirmuar vazhdimësinë e rezultateve pas fitores me Kastriotin fundjavën e shkuar.

Thomas Brcadric: Normalisht që ne kemi shumë dëshirë të krijojmë suksese radhazi dhe të kemi vazhdimësi, por duhet të kuptojmë se është një punë e madhe dhe lojtarët po punojnë fort që ne të rritemi dita ditës. Të gjithë ndeshjet e Superiores janë të veçanta, e njëjta gjë vlen edhe për Laçin. Nuk ka rëndësi si është Laçi, ne gjithnjë do ta marrim seriozisht. Duhet të gjejmë mënyrën si ne të mbështesim njëri tjetrin dhe t’i shkaktojmë Laçit humbjen.

Të gjitha ndeshjet e Abissnet Superiore, si Skënderbeu-Tirana dhe Vllaznia-Laci do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel