16:45
Vitrina e librit/ Të droguar tek luksemburgasit – Jacques Steiwer
Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në Luksemburg, i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. Policia që është vënë në ndjekje të një emigranti ilegal, mes të cilëve edhe një i ri nga Kosova, arrin deri në një apartament pranë stacionit Aral në Rue d’Hollerich dhe arreston një student luksemburgas dhe një prostitutë nigeriane duke konsumuar drogë…