Do rrinit me një burrë për para? Ja ç’thonë moderatoret e ‘Goca dhe Gra’

02/02/2022 22:29

A do rrinit me një burrë për para, kjo ishte pyetja që hapi diskutim në “Goca dhe Gra”, pas publikimit të dokumentarit të shumëpërfolur të Georginës, partneres së futbollistit Cristiano Ronaldo, ku ajo tregon se si nga një vajzë e thjesht , shitëse në një butik përfundoi në një nga vajzat që ndiqet e pëlqehet më shumë sot, falë jetës dhe luksit që futbollisti i ofroi.

Armina Mevlani tha se dokumentari nuk është edukativ sepse përcjellë mesazhin që nëse dikush merr një burrë të pasur atëherë jeta e tyre do të jetë parajsë .

Dalina Buzi: Unë kam parë shumë vajza që nuk kanë ambicie, dhe në këta rast ajo ka partner një futbollist , që është një njeri shumë i zënë, dhe i ka besuar asaj, se ka dhe 5 fëmijë.

Top Channel