A do lirohen masat? Ministrja Manastirliu jep përgjigjen në “Goca dhe Gra”

02/02/2022 21:46

Ministrja e Shëndetësisë Gerta Manastirliu tha në “Goca dhe Gra” në Top Channel, se lufta me pandeminë nuk ka mbaruar ende dhe se qytetarët duhet të vazhdojnë të respektojnë masat dhe të vaksinohen.

Ministrja tha se është herët të lehtësojmë masat, ndërsa hodhi poshtë deklaratat se shifrat e fataliteteve nuk janë ato që raportohen

Si duket situata, do i lirojmë masat?
Manastirliu: Të gjithë qytetarët janë të interesuar të dinë nëse lufta me covid ka përfunduar, e vërtetë që shumë vende po i heqin kufizimet por lufta s’ka përfunduar , sepse ne presim me dhjetra pacientë në ditë me covid. Kemi një numër të madh infektimesh ditore nga Omicron. Ajo se çfarë dimë është nuk ka normë fatiliteti si Delta, por ai infekton më shumë. Dhe fokusi mbetet te ata që janë më të dobët më të rrezikuar. Nuk duhet ta krahasojmë omicronin me gripin.

Kemi 50 përqind të popullatës të vaksinuar, pse kemi ngecur këtu? A keni diçka për t’iu thënë atyre që besojnë teoritë konspirative?

Manastirliu: Për ironi të fatit në fazën e parë kishim etje për vaksinën, dhe kur më në fund erdhën nisën teoritë konspirative. Dhe njerëzit janë shumë të influencuar nga këto. Plus të rinjtë kanë më shumë imunitet dhe ndaj hezitojnë. Ka ndikuar dhe fakti se ne e përballuam mirë fazën e parë.

Vdekshmëria është e lartë, dhe shumë thonë që nuk deklarohen.

Manastirliu: Në një pandemi kur ndodh nuk ka fenomeneve të izoluara për vende të veçanta dhe në nivel botëror OBSH raporton mbi 5 mln fatalitete. Por vetë ajo thotë se ka vdekje që mund të kenë ardhur si pasojë e qarkullimit të virusit, po nuk bëjmë dot bilanc në mes të luftës, unë di them që ne kemi raportuar besnikërisht rastet që na kanë ardhur nga spitalet, dhe nuk e vë në dyshim profesionalizmin e mjekëve tanë.

Po doza e 4, a do ketë një të tillë?

Do të ndjekim rekomandimet e ekspertëve. Deri më tani nuk kemi asnjë të tillë për dozën e 4.

Do ia bësh vaksinës vajzës se mbushi 16 vjeç?

Manastirliu: Unë them se besimi te shkenca dhe shëndetësia sjell shëndet te popullata, dhe pa dyshim dhe fëmijëve të mi ashtu si të tjerat , do ua bëj, nuk hezitoj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel