Top Story/ Debohet nga Greqia si i rrezikshëm për shoqërinë, qëndron vetëm 10 ditë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës

02/02/2022 23:27

Shtetasi Jorgos Zani ka qënë nën ndikimin e halucinacioneve urdhëruese dhe deluzioneve bizarre, para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale. Të cilat kanë prishur plotësisht ekulibrin e tij mendor duke e bërë të papërgjegjshëm para ligjit.

Gjatë periudhës së qëndrimit në institucion Jorgos Zani ka manifestuar një gjendje të rënë psiko-emocionale me luhatje efektive. Në 4 prill 2017 ka kryer tentativë vrasje duke konsumuar një sasi detergjenti. Këtë veprim e ka kryer për shkak të stresit si pasojë e ngacmimeve nga ana e të paraburgosurve të tjerë.

Për shkak të përmasve horror që kishte ngjarja e kryer prej tij, as të burgosurit e tjerë nuk e parnonin. Madje ata ishin shprehur se do të krijonin “incident” nëse gjendeshin vetëm me të. Shenjën e parë të dukshme të çrregullimeve mendore Jorgos Zani e ka shfaqur gjatë qëndrimit në shtetin fqinj.

“Jorgoja është sëmurë dhe ka kaluar depresion psikik ku është mbyllur në shtëpi për një muaj, la mjekër. Unë kam marrë kontakt me një mjek privat dhe më ka dhënë një recetë ku mjekimin e pranoi dhe ja jepja me djeninë e tij. Fillimisht mjekimi pati komplikacione pasi e ngriu si njeri dhe nxirrte shkumë nga goja. Mora mjekime të tjera dhe filloi të reagonte, unë flija me të deri sa filloi të fliste deri sa një ditë doli jashtë dhe gjendja e tij filloi të rreullohej” u shpreh babai i Jorgo Zani.

Nga ai moment Jorgoja filloi të ishte problematik duke pirë lëndë narkotike dhe duke u zënë me persona të tjerë. Shumë herë ishte rrahur. Shumë herë e kishte ndaluar policia, deri sa erdhi momenti që shteti grek kërkoi që të largohej përfundimisht. “Në vitin 2009 koha e saktë smë kujtohet më kanë sjellë një urdhër nga policia me motivacionin person shumë i rrezikshëm për komunitetin dhe sigurinë e shtetit. Ku detyronin djalin tim Jorgo që të ikte nga Greqia menjëherë. E kam sjellë personalisht në Shqipëri, në Palasë në një dhomë në shtëpitë e vjetra të babait tim që ma kishte dhuruar mua’ u shpreh babai i Jorgo Zani.

Duke parë rrezikshmërinë që paraqiste ky person Greqia kërkoi largimin e tij të menjëhershëm. Ndërkohë që shteti shqiptar nuk e ka marrë seriozisht sëmundjen e tij. Mjekët nuk kanë përcaktuar rrezikshmërinë për shoqërinë dhe as nuk e kanë mbajtur të mbyllun në institucionet që trajtohen këta të sëmurë.

Pas gjithë ngjarjes, drejtësia vendosi që Jorgos Zani duhet të kryente dënimin në burgun e Krujës. Por në 27 shtator 2017 ai kreu aktin e vetvrasjes, duke u hedhur nga një lartësi. Pas një tentative të dështuar, mëngjesin e të mërkurës Jorgos Zani i dha fund jetës së tij duke mbyllur edhe kapitullin e një krimi monstuoz.

Top Channel