Zgjedhjet e 6 marsit/ Propozohen kandidatët e pesë bashkive për PD-në

02/02/2022 21:50

Strukturat drejtuese të PD-së në Shkodër, Vorë dhe Lushnjë kanë propozuar përkatësisht Xhemal Bushatin, Ymer Markun dhe Indrit Sefën këtë të mërkurë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Propozimi do të kalojë për miratim Kryesisë qendrore në Tiranë. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe strukturat drejtuese të Degëve në 6 bashkitë, do të propozojnë kandidatët.

Kandidatët e propozuara nga baza do t’i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH-së.

Indrit Sefa aktualisht mban postin e Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Vendore në PD. Sapo ka marrë mbështetjen e kryesisë së degës së Lushnjes, Sefa u shpreh se do te punojë për qytetarët dhe sfida e tij është me ata, për t’i ofruar një  qeverisje vendore e cilësore. Kurse Ymer Marku ka mbajtur postin e drejtuesit të Bërxullës.

Deri më tani në PD janë bërë pesë propozime zyrtare: në Shkodër Xhemal Bushati, Durrës Luan Hoti, Lushnjë Indrit Sefa, Vorë Ymer Marku dhe Rrogozhinë Ferdinand Saraçi. Ndërsa ende nuk dihet propozimi në Dibër.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ende nuk ka zyrtarizuar emrat që do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 6 marsit për gjashtë bashkitë pa kryetar në vend.

Top Channel