
Dokumentari për jetën e Georgina Rodriguez ka shkaktuar reagime të ndryshme pozitive dhe negative.
Kjo temë u trajtua edhe në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ndërsa moderatoret kishin më shumë komente negative se sa të mira.
Armina: Nuk më pëlqeu se mund të ishte bërë më pak edukativ, okay unë e arrita këtë, por çfarë mund të bëj më pas.
Rita: Kjo është diçka që ndodh në botë, problemi është se çfarë raporti krijohet, çfarë kërkoj unë në jetën time se lumturia është e saj.
Fatma: Unë jam dakord që edhe luksi është se kush nuk do të donte ta kalonte, por vjen një pikë që kjo bota e bukur kthehet në rutinë.
Dalina: Unë gjithmonë i shtyj gocat, ai është njeriu më i zënë në botë. Edhe Ronaldo, është e vështirë që një burrë i pasur t’i besojë një njeriu.
Top Channel