“Goca dhe Gra”/ Dokumentari i Georgina Rodriguez shkakton reagime! “Mund të ishte pak më edukativ”

02/02/2022 22:23

Dokumentari për jetën e Georgina Rodriguez ka shkaktuar reagime të ndryshme pozitive dhe negative.

Kjo temë u trajtua edhe në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ndërsa moderatoret kishin më shumë komente negative se sa të mira.

Armina: Nuk më pëlqeu se mund të ishte bërë më pak edukativ, okay unë e arrita këtë, por çfarë mund të bëj më pas.

Rita: Kjo është diçka që ndodh në botë, problemi është se çfarë raporti krijohet, çfarë kërkoj unë në jetën time se lumturia është e saj.

Fatma: Unë jam dakord që edhe luksi është se kush nuk do të donte ta kalonte, por vjen një pikë që kjo bota e bukur kthehet në rutinë.

Dalina: Unë gjithmonë i shtyj gocat, ai është njeriu më i zënë në botë. Edhe Ronaldo, është e vështirë që një burrë i pasur t’i besojë një njeriu.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel