Foto/ Veshja që tërhoqi gjithë vëmendjen, Charlize Theron shfaqet me një look të ri në turin botëror të “The Odyssey”
Sipas sondazhit të fundit skeptikët përbëjnë tashmë vetëm një fraksion të vogël.
Në një sondazh të kryer nga studiuesit e qendrës hapësinore të Universitetit të British Columbia ne SHBA, dhe forumit Angus Reid USA, 71 përqind e të anketuarve pretendonin se besonin se ka të tjera forma jete në galatikën Rruga e Qumështit, të tjerë thonin se nuk mund të përgjigjeshin ndërsa mohuesit ishin vetëm një përqindje e vogël.
Megjithse sondazhi sillej rreth militarizimit të hapësirës, lëshimeve satelitore dhe mbetjeve në orbitë, ai përfshinte dhe disa pyetje provokuese interesante.
Kështu për shembull 26 përqind e të anketuarve besonin se misionet aktuale të NASA ‘nuk ishin shumë ambicioze’ dhe se njeriu duhet të tentonte arritjen e Marsit.
Por çuditërisht 71 përqind e njerëzve thane se nuk do të pranonin një udhëtim në Mars nëse u ofrohej një biletë falas vetëm vajtje.
Kur pyeteshin me tej për format e ndryshme të jetës në hapësirë, 75 përqind mendonin se ekzistojnë mikroorganizma në sistemin tonë diellor.
Çështja e ndotjes nga mbetjet satelitore është bërë më serioze teksa zyrtarët besojnë se 30,000 copa mbetjesh sillen në orbitë.
Vetëm kompania e Elon Musk, SpaceX ka lëshuar më shumë se 1,700 satelitë Starlink gjatë dy viteve. Në vitin 2022, vetëm numri i satelitëve Starlink pritet të kalojë totalin e 2,000 satelitëve që ishin lëshuar deri në vitin 2019.
Top Channel