Sipas ligjit nr. 44 për shëndetin mendor, ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat me çrregullime të shëndetit mendor duhet bërë në një mjedis sa më pak shtrëngues, kryesisht në nivel komunitar.

Kjo për të shmangur në maksimum zhvendosjet nga mjedisi familjar e për të lehtësuar integrimin dhe rehabilitimin social. Megjithatë ka shumë persona të cilët në mungesë të shërbimit jashtë spitaleve lihen nga familjarët në këto spitale për një kohë të gjatë shpesh deri sa ndërrojnë jetë. Kjo bën që spitalet të mbushen dhe të mos kenë mundësi të shtrojnë individë të tjerë.

Reduktimi i shtretërve, një nismë e Ministrisë nuk ka rezultuar aq efikase. Nga vëzhgime të thjeshta rezulton se persona me probleme të shëndetit mendor enden rrugëve të pa shoqëruar dhe shpesh në gjendje të rënduar. Shërbimet e Shëndetit Mendor të Specializuara me Shtretër kanë në total një kapacitet prej 635 shtretërish.

Top Channel