Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.543 mijë raste të tjera me koronavirus, ndërsa 1.961 pacientë të tjerë fituan betejën.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 272.437, ndërsa numri i të shëruarve 249.631.

Vendi po ashtu regjistroi 18 viktima të tjera nga COVID-19, duke e çuar në 8.470 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.798.697 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.667 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 14.336.

Top Channel