17 gusht 2016, një tjetër datë që do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Për herë të parë vendi ynë do të përballej me një krim monsturuoz. Askush nuk mund të perceptonte atë që i ndodhi fëmijës 12 vjeç në atë kohë.

Ora 10:30, shërbimet e policisë gjyqësore njoftohen se në fshatin Palas është gjetur një trup njeriu pa kokë. Pas mbritjes në vendgjarje policia ka identifikuar trupin e masakruar si dhe disa njolla gjaku që përfundonin para një porte hekuri të një shtëpie. Nga brenda shtëpisë dëgjoheshin zhurma të çuditëshme. Dukej sikur goditej diçka me një send të fortë si dhe dëgjohej dhe një kollitje personi.

Policia, policia dilni jashtë…mos u afroni… Në këto rrethana punonjësit e policisë kanë hapur me forcë derën e banesës. Brenda saj është spikatur një person i cili mbante në dorë një hanxhar. Në momentin e arrestimit ky person kishte të mbushur gojën me mbetej si të mishit dhe të trurit. Ndërsa në një cep të dhomës gjendej një tavë guzhine, brenda së cilës ishte kafka e një koke njeriu, e coptuar dhe e ndarë në dy pjesë.

Viktimë e këtij krimi makabër kishte mbetur i mituri Andrea Zariu. Ai kishte shkuar për pushimet verore pranë gjyshërve të vetë. Por data 12 gusht do të ishte fatale për të. Ai ishte nisur për në plazh. Ndërkohë që agresori e kishte ndjekur nga pas me vrap dhe e kishte qëlluar me një thikë në barkë. Më pas ka kryer aktin makabër duke i prerë kokën, ndërkohë që fëmija ishte ende gjallë.

Personi që kreu krimin e frikshëm është Jorgos Zani i datlindjes 28 nëntor 1986. Sipas dosjes që ka siguruar Top Story rezulton se ky person ka qënë i shtruar në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë. Ai ka qëndruar aty për dhjetë ditë në vitin 2015, me diagnozë çrregullime personaliteti. Bazuar në simptomatikën psikologjike të përshkruar në kartelën klinike 473 të spitalit, Jorgos Zani ka vuajtur nga Skizofrenia. Ndërkohë që në atë shtrim është diagnostikuar me çrregullime personaliteti.

“Djalin e qëllova se më vodhën pasaportën, kisha problematikë edhe me babin e tij. Isha vetëm, vrava djalin me thikën e kuzhinës që mora në shtëpi. Ai kishte ditë që më thoshte eja më ha, unë skisha çfarë të bëja. E vrava se nuk e kishte babain dhe ngaqë e doja shumë. E qëllova aty ku lidhet truri, për ta ndarë se aty vriten edhe kafshët që të mos vuajnë shumë. E pastrova dhe e gatova se kështu mendoj se do ma bëjnë edhe mua” u shpreh Jorgos Zani.

Top Channel