Ka shkuar mbi 890 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 4 mijë e 247 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 890 mijë e 928.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 75,5 milionë, me 410.875 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,45 milionë raste të konfirmuara dhe 80.176 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 250 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 212 milionë dozën e dytë dhe mbi 88 milionë kanë marrë 3 doza.

Top Channel