Pse nuk erdhi babai në finalen e BB VIP 5? Aludimet se është në burg, Selin përballet live me foton në “Goca dhe Gra”
Ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare Monica Vitti, një nga aktoret më të dashura në Itali.
Ajo ishte e njohur për filmat e saj klasikë me regjizorin Michelangelo Antonioni, si ai i viteve 1960-të L’Avventura, me të u nominua për çmimin Bafta. Në gjuhën angleze Vitti luajti në filmin Modesty Blaise e vitit 1966 ku luajti rolin e aktores protagoniste.
Vitti dallohej nga bashkëkombaset e saj të ekranit si Sophia Loren e Gina Lollobrigida prej zërit të ashpër, qukave dhe flokëve të gjatw biondë.
E lindur në kryeqytetin Romë, Vitti nisi karrierën e saj në teatër, ku u pikas nga regjizori i njohur Antonioni.
Ajo tha në një intervistë në 1982 se “ishte me fat që nisi karrierën e saj me një njeri të madh”, që ishte gjithashtu “një talent shpirtëror, plot jetë e entuziazëm”. Aktrimi i solli famë botërore dhe role në filma amerikanë.
Vitti mori çmimin Luani i Artë i Karrierës në Festivalin e Venecias në 1995. Në vitet 1990, një libër autobiografik i saj u bë ‘best-seller’ dhe është përdorur si tekst në shkollat dhe universitetet italiane.
Top Channel