Mjetet e tonazhit të rëndë lejohen të kalojnë në drejtim të Greqisë

02/02/2022 18:56

Mjetet e tonazhit të rëndë lejohen të kalojnë në drejtim të Greqisë, pas ndalimit prej reshjeve të dendura të borës.

Tashmë shoferët mund të kalojnë në pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Qafë Thanë.

“Stacioni i Policisë Kufitare  Kapshticë:  Nga autoritetet e policisë greke, jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë”, sipas Drejtorisë Vendore të  Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Top Channel