“Nuk e dija kush ishte”/ Armina Mevlani rrëfen momentin kur ka parë për herë të parë Shkëlzen Berishën

02/02/2022 22:31

Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani ka rrëfyer momentin e se si ka qenë momenti kur ka takuar partnerin e saj Shkëlzen Berishën, nisur nga tema në “Goca dhe Gra”, ku u trajtua dokumentari i Georgina Rodriguez.

Ajo u shpreh se kur e ka parë nuk e dinte fare se kush ishte sepse nuk ishte rritur me një frymë politike në familjen e saj.

“Unë personalisht sa i përket lidhjes sime gjithmonë ka pasur tendencë që të gjykohej, diferenca e moshës, pozicioni ‘ajo ishte miss’. Unë kurrë nuk do të kisha nisur një lidhje nëse s’do ta doja shpirtëroren. Kur e kam parë, e kam pëlqyer, por se dija kush ishte se unë s’jam rritur me frymë politike, madje kur e kam parë sërish pyeta shoqen time kush është edhe më tha ‘fliste anglisht mos është i huaj’. Disa shikojnë udhëtimet e mia e mia dhe nuk e dinë se ato janë udhëtime pune. Unë kam punuar shumë, Dalina e di më njeh që unë kam qenë pjesë e medias që para se të njihesha me Shkëlzenin”, tha Armina.

Kujtojmë se Armina Mevlani është kritikuar shumë herë për lidhjen e saj me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel