Vdesin nga korrenti 26 persona, teli i korrentit ra mbi një treg dhe bëri kontakt me pellgjet e ujit

03/02/2022 01:40

Kabulli i voltazhit të lartë u këput dhe ra mbi shtëpitë dhe njerëzit që bënin pazar në kryeqytetin republikës demokratike të Kongos të mërkurën.

Pamje të rënda të postuara në rrjetet sociale tregonin pasojat e katastrofës me trupa të palëvizur, të shtrirë në pellgjet e ujit ne treg.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi këputjen e kabullit.

Në një deklaratë kompania elektrike e vendit tha se besonte se një rrufe mund të ketë goditur instalimet, duke shkaktuar rrëzimin e tyre.
Policia tha se tragjedia ndodhi në zonën Matadi-Kibala në Kinshasa dhe shumë njerëz kishin vdekur në vend.

Mediat vendase raportonin se shumica e të vrarëve ishin gra punonjëse të tregut. “Kabulli u këput dhe ra në një pellg uji të krijuar nga shirat”, tha zëdhënësi i qeverisë lokale për rrjetin AFP.

Një tregtar tha pas tragjedisë se tregu shpeshherë përmbytet nga shirat dhe tregtarët gjatë punës së tyre duhet të lëvizin përmes ujit.

Top Channel