Dorëhiqet kreu i CNN pas zbulimit të lidhjes së fshehtë romantike me drejtoreshën (fotot)

02/02/2022 20:13

Kreu i rrjetit liberal pro-demokrat amerikan CNN, Jeff Zucker, ka dhënë sot dorëheqjen pasi nuk ka raprotuar për lidhjen romantike me nje kolege drejtuese të kompanisë.

Zucker, i cili ka drejtuar rrjetin prej nëntë vjetësh, tha në një memo për vartësit se marrëdhënia e tij intime me shefen e marketingut të CNN, Allison Gollust u zbulua gjatë hemiteve të abuzimeve të ish-prezantuesit Chris Cuomo.

“Si pjesë e hetimeve mbi sjelljen e Chris Cuomo te CNN, jam marrë në pyetje për një marrëdhënie konsensuale me një kolege të ngushtë, dikë me të cilën kam punuar prej 20 vjetësh”, shkruante Zucker në dokumentin e shpërndarë në rrjet nga kreygazetari i CNN, Brian Stelter.

“Marrëdhënia jonë është zhvilluar gjatë viteve dhe nuk raportova për të sipas procedurës. Prandaj kam gabuar dhe për këtë po jap dorëheqjen sot”, thuhej në memo.

Edhe Gollust, e cila nuk po jep dorëheqjen, pranonte zhvillimet në një deklaratë.

“Jeff dhe unë kemi qenë miq të ngishte në profesion por kohët e fundit gjatë COVID marrëdhënia jonë kandryshuar. Më vjen keq që nuk e raportova në kohë, sipas rregullave por jam krenare për punën me CNN dhe pres të vijoj ta bëj”.

Zhvillimi vjen pas një serie skandalash edhe më të rënda seksuale të rrjetit televiziv, kur disa zyrtarë janë shkarkuar dhe po hetohen me akuza pedofilie.

Zhurmat për lidhjen e Zucker me Gollust qarkullonin në media prej disa vitesh por ata e mohonin të vendosur.

Një prej komentuesve të brendshëm për rrejtin ‘Page Six’ tha se “Marrdhënia mes tyre ishte shkaku i fundit të martesave të të dyve”.

Ndërsa një avokat i Chris Cuomo ka mohuar kohët e fundit se klienti i tij ka bërë shantazh ndaj Zucker duke publikuar detaje të aferës së tij me Gollust.

Audienca e rrjetit CNN ra me 90 përqind në janar në krahasim me një vit më parë kur theu rekordet me mbulimin e trazirave të 6 janarit 2021 në Capitol.

FOTO GALERI
1/3
Zhurmat për lidhjen e Zucker me Gollust qarkullonin në media prej disa vitesh

Top Channel