Fotografi sjell lidhjen e mrekullueshme të miqësisë mes gorrillës bebe dhe shimpanzesë (fotot)

02/02/2022 21:38
Por megjithë afërinë fillestare mes tyre është e vështirë të mendosh se shimpanzeja e gorrila do të mbeten miq për shumë gjatë

Miqësitë mes kafshëve të specieve të ndryshme po bëhen gjithnjë e më pak të rralla në botën e egër dhe sa herë dokumentohen ato rezultojnë vërtet emocionuese për njerëzit.

Një fotograf ka sjellë marrëdhënien e dashur e të ndjerë mes një gorrile bebe dhe një shimpanzeje gjithashtu të vogël disa mujash.

Michael Poliza kapi momentet e tyre të lojës kur dy majmunët primatë  eksploronin njëri-tjetrin, përqafoheshin dhe thjesht tregoheshin miqësorë.

Shumë nga të vegjëlit e kafshëve nuk bëjnë dallime për shokët e tyre dhe siç është dokumentuar me parë majmunët e vegjël janë miqësuar me këlyshë tigrash, me qen apo dhe me shpendë si bufi.

Kjo sepse dashuria e tyre është e pastër dhe e parivalizuar.

Por megjithë afërinë fillestare mes tyre është e vështirë të mendosh se shimpanzeja e gorrila do të mbeten miq për shumë gjatë pasi gorrillat janë shumë territorialë dhe rriten në një masë disa herë më të madhe se shimpanzetë, keshtui qe loja mes te dyve do te behej e rrezikshme.

FOTO GALERI
1/4
Një fotograf ka sjellë marrëdhënien e dashur e të ndjerë mes një gorrile bebe dhe një shimpanzeje gjithashtu të vogël

Top Channel