Pjesë e grupit Hellbanianz në Londër, kush është reperi 30-vjeçar që tentoi të vriste pronarin e hotelit në Tiranë

03/02/2022 10:31

Ervin Selita, 30 vjeç, i cili njihet me emrin e artit Vinz tentoi të vriste pronarin e një hoteli në Tiranë.

Ende nuk dihet arsyeja përse nisi konflikti, por Vinz nuk është emër i panjohur. Ai është reper që ka bashkëpunuar me disa artistë për projekte muzikore dhe ka zhvilluar karrierën e tij si artist nga Londra duke kënduar në gjuhën shqipe dhe angleze.

Gjatë konfliktit brenda ambienteve të hotelit, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pronarin e hotelit. E pranishme ka qenë edhe një vajzë 30-vjeçare që dyshohet të jetë e dashura e artistit, e cila është vënë në pranga për moskallëzim krimi.

Gjithashtu u shpallën në kërkim edhe dy shokët e 30-vjeçarit, të cilët i erdhën në ndihmë  gjatë konfliktit dhe me pas fshehën armën.

Vinz është pjesë e grupit Hellbanianz në Londër që kontrollojnë tregun e kokainës atje. Gazeta britanike, Daily Mail, i ka dedikuar edhe një artikull kësaj bande, ku shkruante se përdorin muzikën si një ‘trampolinë’ për qëllimet e tyre kriminale, me këngë me tekste të dhunshme, ku ekspozonin edhe jetën e tyre luksoze.

 

FOTO GALERI
1/13

Top Channel