Top Story/ Nënë e bijë me sëmundje të shëndetit mendor, vrasin kryefamiljarin

02/02/2022 23:00

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në 26 korrik të 2021 në Klos. Ylber Lezi u vra nga gruaja dhe vajza e tij. Mine dhe Aida Lezi përjetonin dhunë të vazhdueshme nga kryefamiljari. Ndërkohë që ato kishin edhe probleme të depresionit.

“Ka çrregullime të mëdha të shëndetit mendor apo sëmundje të cilat shoqërohen me ndryshime të mëdha të humorit, të çrregullimit të mendimeve shoqëruar dhe me ndryshime të sjelljes të cilat janë komplikacione që mund të çojnë në vetëdëm,tim të personit ose të personave të komunitetit” u shpreh psikiatria, Arjana Rreli

Natën e 26 korrikut Ylber Lezi ka shkuar i dehur në shtëpi. Në këto kushte nënë e bijë kanë vendosur që ta vrasin. Ato e kanë qëllura me sende të forta duke e lënë të vdekur në vend.

Prokuroria e rrethit pas provave të mbledhura ka kërkuar nga gjykata që ato të dërgohen në një spital psikiatrik për kurim. Gjykata e Matit ka vendosur që të pranojë këtë kërkesë.

Top Channel