Zjarr në lagunën e Kunes/ Shëngjin. Zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë

02/02/2022 19:23

Një zjarr masiv mesditën e sotme ka përfshirë Zonën e Kune Vaini.

Policia menjëherë ka mbërritur në vendngjarje ku po bën dhe verifikimin e zonës dhe po punon për identifikimin e personave përgjegjës, ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se mund të jetë një zjarr vënie e qëllimshme.

Një situatë e tillë është ripërsëritur disa herë, ku persona të papërgjegjshëm ndezin mbeturina duke rrezikuar seriozisht faunën dhe florën e kësaj zone, e cila është zonë e mbrojtur dhe një pasuri më vete për Lezhën.

Top Channel