Vetëm 21-vjeç! Humb jetën në fushë, futbollisti me origjinë shqiptare. Ra përtokë 5 minuta pasi nisi ndeshja

02/02/2022 19:07

Futbollisti Aleksandër Llambi ka humbur jetën në fushë gjatë ndeshjes së ekipit grek Iliupoli, mbasditen e së mërkurës në Athinë.

Sipas një komunikate të ekipit Iliupoli, 21 vjeçari humbi ndjenjat dhe u rrëzua në fushë,vetëm 5 minuta pasi nisi ndeshja Iliupoli-Ermionidha,e vlefshme për eleminatoret e kategorisë së tretë të kampionatit helen.

Ai u dërgua në spital por mjekët nuk mundën ta kthejnë në jetë.

Dritë mbi shkaqet e vdekjes pritet të hedhë ekspertiza mjeko-ligjore që do të kryhet mëngjesin e së enjtes, ndërsa ekipi deklaroi se 21 vjeçari me orgjinë nga Gjirokastra gëzonte shëndet të plotë dhe kishte kaluar me sukses të gjitha testet fizike vetëm para pak ditëve.

Federata Greke shprehu ngushëllimet dhe kërkoi sqarime lidhur me rrethanat e vdekjes së 21 vjeçarit.

Aleksandros Llambi ishte thirrur prej ekipit të shpresave të Greqisë dhe vlerësohej pozitivisht prej kritikëve të sportit.

Top Channel