E premte, 21 Janar 2022
21:35
Theu rregullat, çfarë i tha Arbri Beatrixës që e mërziti kaq shumë?

Spektakli i kësaj të premteje nisi me bisedën mes Arbrit dhe Beatrixës gjatë ditëve të fundit të shtëpisë, ku ai i tha se është më e rrezikuara që të dalë nga Big Brother VIP.

21:27
Ndikoi keq në gjendjen psikologjike të Beatrix, ja dënimi për Arbrin nga “Vëllai i Madh”

Arbri, një nga konkurrentët më të rinj të “Big Brother VIP, në një diskutim me Beatrix Ramosaj, i tha se ajo është më e rrezikuara për të dalë nga shtëpi, teksa në nominim ishte me Einxhelin dhe Donaldin.

21:12
SHBA/ Burri i rrethuar nga 100 gjarpërinj gjendet i vdekur në shtëpinë në Maryland (fotot)

Një burrë nga shteti lindor amerikan Maryland është gjetur sot i vdekur në shtëpinë e tij i rrethuar nga më shumë se 100 gjarpërinj helmues e jo-helmues, thanë autoritetet.

21:06
Itali/ Pezullohen rreth dy mijë mjekë për shkak të mosvaksinimit

Autoritetet italiane kanë raportuar të premten se 1,913 mjekë dhe dentistë janë pezulluar nga detyra, pasi kanë refuzuar që të vaksinohen kundër koronavirusit.

20:44
Motoçiklisti i ndjekur nga policia përplaset për vdekje në transmetim direkt (pamje të rënda)

Një motoçiklist në një ndjekje të shpejtë nga policia e Los Angeles në SHBA, është përplasur për vdekje teksa filmohej dhe transmetohej direkt nga mediat dhe helikopteri i policisë.

20:41
Fiks Fare/ Banorët e Postribës në protestë, përroi bashkohet me ujin e pijshëm

Banorët e fshatit Postribë në Shkodër prej 8 muajsh vuajnë me ujin e pijshëm.

20:40
Kosova jep 100 mijë euro për mbështetjen e fushatës së filmit “Zgjoi”

Qeveria e Republikës së Kosovës k ndarë mjetet financiare për mbështetjen e fushatës së filmit “Zgjoi”.

20:17
Disa afganëve të strehuar në Kosovë mund t’iu ndalohet hyrja në SHBA

Afganët e evakuuar në Kosovë, rrezikojnë që t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak të lidhjeve të dyshuara me talebanët dhe grupe tjera terroriste, kanë thënë zyrtarët amerikanë, raporton e përditshmja amerikane, Wall Street Journal.

20:13
Grupet ekstremiste pro serbe i bëjnë pritë Dritan Abazoviç, pamjet kur e rrethojnë

Grupet ekstremiste pro serbe i bënë pritë zv.kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, dhjetëra prej tyre e rrethuan kryetarin e URA duke e quajtur tradhtar dhe kërkuan largimin e tij.

20:02
Kosova shton kufizimet/ Ndalim lëvizje nga ora 22:00, kërkohen tre vaksina në kufi

Radhë të gjata të qytetarëve janë duke u krijuar para Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për testim.

19:59
India shuan ‘flakën e përjetshme’ në nder të të rënëve të luftës (fotot)

“Flaka e përjetshme” në kujtim të ushtarëve të vrarë në luftën Indi-Pakistan të vitit 1971 u shua sot në monumentin e Delhi, 50 vjet pasi ishte ndezur.

19:57
Ekskluzive/ Zgjedhjet në SPAK, paditen në gjykatë/ Prokurorja Sonila Muhametaj bën padi në Gjykatën Administrative

SPAK është plotësuar me 17 prokurorë, por për dy vendet e fundit ku ishte garuese dhe Sonila Muhametaj, prokurorja kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas zonjës së akuzës ata nuk i kanë marrë pikët me meritë.

19:55
Egnatia merr një pikë në “Loro Borici” përballë vendasve falë barazimit 1-1

Vllaznia ngec sërish në barazim, për të katërtën ndeshje radhazi në kampionat, teksa këtë herë nuk shkoi dot përtej shifrave 1-1 ndaj Egnatias në “Loro Boriçi”, aty ku sulmuesit kuqeblu treguan sërish limite të theksuara në finalizim.

19:45
Nxënësit, 5 ditë pushime/ Por kopshtet dhe çerdhet e Tiranës do të qëndrojnë të hapura, ka ngrohje

Jo vetëm pandemia e covid19, por edhe parashikimet meteorologjike për rënien e ndjeshme të temperaturave ndalën procesin mësimor në të gjithë Shqipërinë .

19:41
Bali i jep lamtumirë mbretit në ceremoninë madhore të kremimit (fotot)

Mijëra banorë indonezianë të ishullit Bali sfiduan kufizimet dhe vërshuan në rrugët e kryeqytetit për ceremoninë e shkëlqyer të kremimit të mbretit.

19:29
Përdhunonte prej katër vitesh adoleshenten shqiptare, kush është prifti që u arrestua sot në Greqi

Një prift grek 37 vjeç u arrestua këtë të premte, pasi akuzohet se ka përdhunuar dhe keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.

19:02
Zgjedhjet për kryetar bashkie në 6 mars/ Dalin emrat e parë, kush do kandidojë për PS-në? Dhe grupet Basha-Berisha nisin diskutimet

Një ditë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore, nuk kanë vonuar të shfaqen edhe emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në Durrës.

19:00
Situata e jashtëzakonshme nga moti/ Ministrja Balluku thirrje: Të mos shpërdorohet energjia elektrike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri thirrje publike që energjia elektrike të mos shpërdorohet në këto ditë të ftohta që po kalon vendi.

18:56
Vendimi/ Veliaj mund në gjykatë kunatin e Bashës për 4 vilat, SPAK rrëzon pretendimet e Isufit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar gjyqin në SPAK me kunatin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, Erion Isufi.

18:50
Komisioni i Rithemelimit në Korçë zhvillon mbledhje në seli, çelësin ia marrin pronarit të ndërtesës

Mbështetësit e Sali Berishës kanë marrë sot zyrat e degës së Partisë Demokratike.

18:43
Top Talk/ A është Myslim Murrizi një tjetër peshk i madh i drejtësisë?!

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ftuar këtë të premte në Top Talk në Top Channel foli për hetimet që kanë nisur ndaj tij, pasi akuzohet për fshehje të të ardhurave.

18:25
Franca miraton dokumentin e detyruar të vaksinimit, por jo për mitingjet elektorale (fotot)

Këshilli Kushtetues i Francës ka miratuar sot dokumentin e kontestuar të vaksinimit të detyruar për të hyrë në bare, restaurante e kinema, por çuditërisht me përjashtim te mitingjeve elektorale.

18:23
Ndërron jetë 36-vjeçari me Covid/ 2.670 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë persona të infektuar me koronavirus të moshave nga 36 në 84 vjeç kanë humbur jetën, ndërsa janë shënuar 2.670 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit në vend.

18:23
Mashtruesi që shpiku një shtet

Gregor MacGregor lindi në Skoci në 1786 dhe vdiq në Venezuelë në 1845, ishte një ushtar aventurier dhe një mashtrues i fuqishëm. Ai shpiku shtetin e Poyais, një vend në Amerikën Qendrore që nuk ekzistonte, por që e shpalli veten sundimtar të tij.

18:14
Shembet vlera e Bitcoin/ Miliarda zhduken nga tregu i kriptovalutave pas rënies së papritur 9% (fotot)

Tregu i kriptovalutave ka pësuar pak më parë një rënie dramatike duke zhdukur rreth 9 perqind të të gjithë vlerës.

18:06
“I kërkova 60 mijë lekë që m’i kishte borxh”, zbardhet dëshmia e autorit që vrau dhe hodhi në kanal fqinjën

Fatime Suli u gjet e vrarë këtë mëngjes në një kanal në Kuçovë, ndërsa disa orë më vonë, i dyshuari Fetah Marra ka pranuar autorësinë e krimit.

17:50
OKB-ja miraton rezolutën që dënon mohimin e Holokaustit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi të enjten një rezolutë të përgatitur nga Izraeli, që dënon çdo mohim të Holokaustit dhe u kërkon të gjitha kombeve dhe kompanive të mediave sociale, “të marrin masa aktive për të luftuar antisemitizmin dhe mohimin ose shtrembërimin e Holokaustit”.

17:33
Rama përkujton Ibrahim Rugovën në 16-vjetorin e vdekjes: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar në 16-vjetorin e vdekjes Ibrahim Rugovën, ish-presidentin e Kosovës.

17:29
Më shumë se 200 njerëz të vdekur në sulmin ajror saudit ndaj burgut në Jemen (fotot)

Spitalet ishin të mbushura sot me të plagosur në Saada pas sulmeve ajrore që rrafshuan ndërtesat në zemër të territorit të rebelëve jemenitë Houthi.

17:28
Edhe Sulejman Mema në krah të Veliajt: Koha që futbolli t’i kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fondet e fëmijëve

Pas disa viteve në krye të Shoqatës Rajonale të Tiranës, ish-futbollisi dhe trajneri i njohur i bardhebluve Sulejman Mema ka vendosur që të tërhiqet për t’i hapur rrugë të rinjve.

17:22
Dëbora frymëzon presidentin, i këndon Korçës në mes të stuhisë (Video)

Presidenti Ilir Meta i ka kënduar Korçës në mes të stuhisë së dëborës.

17:21
Reshje të dendura bore në Bulqizë, rrugët ‘nën pushtetin’ e ngricave

Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat disa gradë nën zero kanë shkaktuar krijimin e ngricave në disa akse të qytetit.

17:05
Fotot/ Vetëm me bikini në mes të dëborës, Kendall Jenner ekspozon linjat perfekte

Kendall Jenner po e përballon më së miri të ftohtin që ka kapluar botën.

17:03
Moti i keq në veri të vendit, “Rruga e Kombit” e kalueshme

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë ndërsa reshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente në segmentin rrugor Fan- Kolsh, pjesë e autostradës Milot-Morinë.

16:57
Turmat mblidhen për të parë kufomën e balenës gjigante 12m të vdekur në plazhin spanjoll (fotot)

Një balenë të pkatën 12 metra e gjatë ka dalë e ngordhur në breg në jug të Spanjës në një fenomen të rrallë e të trishtë.

16:49
Dorëzohet Vuçiç, nuk përballon protestat/ Qeveria rrëzon planet e minierës së litiumit!

Qeveria serbe ka vendosur të heqë dorë nga planet e saj për ndërtimin e një miniere masive litiumi dhe do të tërheqë licensën e dhënë kompanisë Rio Tinto.

16:43
“Rreth globit për 5 muaj”/ Pilotja adoleshente vendos rekord fluturimi

Pas një udhëtimi epik 5 mujor, pilotja adoleshente Zara Rutherford zbriti me sukses në Belgjikë duke u bërë femra më e re që fluturon e vetme nëpër botë.

16:39
Çokollata e zezë fuqi “magjike”, studimi i ri: “Shmang kancerin”!

Një studim i fundit, i realizuar nga kërkues ndërkombëtare përfshirë dhe një grup nga universiteti prestigjioz i Kembrixhit, e vesh çokollatën e zezë me veti të cilat nuk njiheshin deri tani.

16:37
16-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Rugova/ Balla: Sot kujtojmë “Gandin e Ballkanit”

Ish-Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u nda nga jeta 16 vite më parë, por la pas kontributin e vyer për pavarësinë e vendit.

16:34
SHBA dhe Rusia bien dakord të vazhdojnë bisedimet për Ukrainën

Takimi mes kryediplomatëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për Ukrainën të premten në Gjenevë nuk solli ndonjë rezultat, por ata ranë dakord të vazhdojnë bisedimet në përpjekje për të zgjidhur krizën që ka shkaktuar frikën për një konflikt të mundshëm ushtarak. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha pas bisedimeve me ministrin e jashtëm […]

16:27
Romanca e princit të diskredituar me aktoren Koo Stark, skenat e zhveshura të së cilës tronditën Pallatin (fotot)

Aktorja amerikane Koo Stark dukej dikur si partnerja e përkryer për princin Andrew pasi njohja e tyre ishte organizuar nga miqtë në formë “takimi enigmë” dhe më tej pinë çaj me mbretëreshën.

16:21
NATO përgatitet për përplasje frontale, shtohen trupat në lindje!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi unitetin e aleancës së mbrojtjes përballë agresionit të mundshëm rus kundër Ukrainës.

16:15
Malësi e Madhe/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi 19-vjeçar

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të premte në Malësinë e Madhe, pasi ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte.

16:14
Basha përkujton Ibrahim Rugovën: Simbol i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi, mbetet frymëzim për çdo shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten përkujtoi 16 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

15:48
Refuzimi i Sules për të rinovuar, Bayerni gati ta zëvendësojë me “ yllin” holandez

Bayerni i Mynihut i ka bërë ofertë zyrtare Niklas Süles. Qendërmbrojtësi gjerman e përfundon kontratën me kampionët e Gjermanisë në qershor dhe e ka refuzuar këtë ofertë të parë.

15:43
102 vjetori i Kongresit të Lushnjes, Balla: Ka një kontribut historik në mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe shtet-formimin e Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në festimet e përkujtimit të 102 vjetorit të Kongresit të Lushnjes.

15:43
63-vjeçari hyn fshehtas në ish-shkollën e tij për të marrë sendet që i ndaloi mësuesi 40 vjet më parë (fotot)

Një ish-nxënës 63-vjeçar ka hyrë me thyerje në ish-shkollën e tij në veri të Japonisë për të marrë sendet që i kishte sekuestruar mësuesi më shumë se 40 më parë.

15:38
Inter i jep një tjetër shans Sensit, për krahun e majtë synohet një serb

I dëmtuar që në minutën e tretë të ndeshjes ndaj Empolit në Kupën e Italisë, sulmuesi argjentinas i Interit, Joaquin Correa ka kryer sot ekzaminimet e nevojshme mjekësore, të cilat kanë konstatuar një problem muskulor dhe pas dy javësh do të ketë një tjetër rivlerësim për të përcaktuar kohën e dëmtimit.

15:30
Nis në Gjenevë takimi SHBA-Rusi për Ukrainën, Lavrov: Nuk presim zgjidhje

Ka nisur në Gjenevë të Zvicrës takimi SHBA-Rusi mbi tensionet në Ukrainë, por shpresat për zgjidhjen e ngërçit, janë të pakta.

15:28
Kosovë/ 2,943 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të premten, më 21 janar, janë regjistruar 2,943 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 11,563 mostrave.

15:27
Nis bora në Kosovë, autoritetet: Të gjitha rrugët janë të kalueshme!

Pavarësisht reshjeve të dendura të dëborës të nisura që prej së enjtes, Ministria e Infrastrukturës në Kosovë deklaroi se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.

15:26
Energjia në Kosovë, më shtrenjtë/ Ja sa do të jetë fatura e energjisë për familjarët

Mëngjesin e së enjtes, Isa Et’hemi u drejtua për në KESCO të paguaj faturën e energjisë elektrike prej 70 eurosh. Një shumë të përafërt thotë se e paguan çdo muaj.

15:21
Vdes italiani duke u arratisur nga shtëpia e kujdesit i lidhur me çarçaf (fotot)

Një 91-vjeçar ka vdekur në një aksident teksa tentonte të arratisej nga shtëpia e kujdesit në Itali, duke zbritur nga dritarja i lidhur me çarçaf në mes.

15:21
Murtaja afrikane e derrave/ Ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut. Veterinerët tregojnë se si duhet të mbrohen fermerët

Në Maqedoninë e Veriut, janë konfirmuar rastet e para të shpërthimit të Murtajës Afrikane të Derrave.

15:20
Gjermania, rekord infektimesh: Parashikohet trefishimi i rasteve!

Ekonomia më e madhe e Europës, Gjermania, regjistroi një rekord prej 140,160 rastesh të reja brenda 24 orësh, dhe më e keqja nuk ka mbërritur ende pasi ministri gjerman i Shëndetësisë, paralajmëroi se deri në mesin e muajit shkurt, numri i infektimeve ditore mund të mbërrijë në 400 mijë.

15:18
Moska nuk pret më, nis ushtrinë: Demonstrim gjigant force në Mesdhe e Paqësor!

Moska nuk po i jep shumë hapësirë diplomacisë, por vazhdon të ushqejë frikën e një mësymjeje të Ukrainës.

15:15
Rusia dërgon trupa të tjera në kufi, Blinken: Mund të sulmojnë papritur!

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë Ukrainën papritur, por tha se e presin reagime të ashpra nëse e bën një gjë të tillë.

15:13
Ngrica dhe bora pushton Turqinë, zbardhen edhe provinca ku “s`bie borë kurrë”!

Parashikimet e motit për këtë javë dhe atë të ardhshme në Turqi, janë për kushte të ashpra dimërore, me ulje të fortë të temperaturave dhe reshje të vazhdueshme shiu e bore në shumicën e provincave.

15:09
Pasdite mbërrin i ftohti polar, temperatura nën zero deri në mesin e javës që vjen

Reshjet e dëborës që kanë nisur mëngjesin e kësaj të premteje  duke çuar në  mbylljen e rrugës së Arbrit pasi kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshëm.

15:05
11 vjet nga vrasjet në bulevard/ Rama: Po pastrohet llumi në sistemin e Drejtësisë

11 vite më parë 4 protestues të pafajshëm humbën jetën këtu në bulevard nga plumbat e gardës së republikës. Disa prej autorëve të këtij krimi shtetëror u dënuan por urdhëruesit e këtij krimi asnjëherë nuk u përballën me drejtësinë. 

15:02
KQZ njeh Bashën në PD, Celibashi: Zgjedhjet do kushtojnë 180 milionë lekë

Me 6 mars votuesit e gjashtë Bashkive do i drejtohen kutive te votimit dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur punën për përgatitjen e procesit.

15:00
PS ka gati kandidatët, opozita ende e paqartë dhe e përçarë për zgjedhjet e 6 marsit

Kryesisë Socialiste mbledhur të enjten, Edi Rama u foli gjatë për procesin zgjedhor në 6 bashki. Kërkoi që kryesia të vij me emrat e kandidatëve, pasi ti ketë kaluar mirë në skaner, për të evituar problemet.

14:51
Laboratori i kriptomonedhave në Shijak, reagon administratori i firmës prodhuese: Jam i ligjshëm, biznesi është i deklaruar në QKB!

Administratori i firmës ku u gjet laboratori i prodhimit të kriptomonedhave në Shijak ka reaguar për Top Channel, duke u shprehur se ai ka një kontratë të rregullit me OSHEE dhe se biznes është i deklaruar në QKB.

14:48
Tiranë/ Vihen në pranga 6 persona, ja çfarë kanë bërë

6 persona janë arrestuar nga policia në Tiranë.

14:43
Njëri godet policin tjetri dhunoi gruan, 2 të arrestuar në Durrës

Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë në Durrës.

14:37
Berat/ Arrestohet 70-vjeçari, bëri aksident dhe goditi Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor

Policia e Beratit ka arrestuar një 70-vjeçar, i cili u përfshi në aksident rrugor dhe më pas goditi me sende të forta Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor.

14:36
Pesë të arrestuar në 24 orët e fundit në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga pesë persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, të ciëlt akuzohen për vepra të ndryshme penale.

14:35
Veliaj krah legjendave të Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, thumbon Dukën: Kush e ka punë kryesore sportin, duhet të kishte bërë më shumë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri bashkë dje të gjithë emrat më të shquar të futbollit shqiptar, që kanë shkruar historinë me fanellat e Partizanit, Tiranës dhe Dinamos, të cilët u rikthyen në fushën e blertë për të risjellë edhe njëherë emocionet e derbeve të Kryeqytetit. Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, Veliaj u shfaq në krah të legjendave të futbollit kryeqytetas dhe tha se do të vijojë ta mbështesë sportin me investime dhe premio në bazë të rezultateve të arritura.

14:30
“Mos mbyllni gjykatat”/ Kundërshtohet projekti i ri i qeverisë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar në Gjirokastër konsultimin e radhës në lidhje me hartën e re gjyqësore.

14:28
“Del Einxheli, ti je çun i dashur”, Donaldi habitet nga komentet e Ilirit: Ke pirë gjë?

Donaldi dhe Iliri kanë bërë një bisedë ku nuk kanë munguar të qeshurat. Ndryshe nga herët e tjera që jemi mësuar t’i shohim duke debatuar me njëri-tjetrin, Donaldi dhe Iliri kanë folur për nominimet.

14:18
Këshilla për banorët/ Çfarë duhet të bëjmë para, gjatë dhe pas bllokimit nga dëbora

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile  ka dhënë disa këshilla praktike për banorët e zonave ku parashikohen reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta.

14:14
Erdogan për tensionet Rusi-Ukrainë: Turqia dëshiron paqe në rajon

Turqia dëshiron që paqja të mbizotërojë dhe shpreson që të mos ndodhin zhvillime të tjera negative në rajon, tha presidenti turk duke iu referuar tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.

14:13
“Ndiq rrjedhën tënde, mos e vrit mendjen”, Iliri këshillon Tanin

Tani është shprehur i lënduar për ftohtësinë dhe deklaratat e bëra nga Beniada kundrejt tij.

14:11
“Këto bëji me shokët e tu”, Beniada debaton me Tanin: Nuk mund të thuash që të kam vënë thikën nga mbrapa

Beniada dhe Tan Brama kanë debatuar për nominimet. Sipas tij, nuk e priste prej saj dhe nuk është mirë të sillej ashtu dhe shtoi se sa më mirë të sillet, aq më shumë do e hajë thikën nga mbrapa.

14:00
Irak, vriten 11 ushtarë në një sulm të terroristëve të DEASH-it

Në një sulm të terroristëve të DEASH-it ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Irak janë vrarë 11 ushtarë.

13:57
“Shpërndan dekorata pa vlerë”/ Presidenca i përgjigjet Ramës: Kush ka vlerë, zhgarravinat apo pocaqitë e baltës?

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur Edi Ramës pasi në një komunikim me ndjekësit komentoi vizitën në Korçë duke thënë se shpërndan dekorata pa vlerë.

13:42
Pengoi ndërtimin e qendrës kombëtare për fëmijë te Liqeni, Rama për gjyqtaren: Ordinere!

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rastin e gjyqtares, e cila pengoi ndërtimin e qendrës kombëtare për fëmijë te Liqeni një javë para se të kalonte në vetting, duke e cilësuar “ordinere”.

13:39
“Si prisni që Meta të përgjigjet për 21 janarin?”/ Rama: Vetëm shpërndan dekorata pa vlerë!

“Çfarë mund të bëjë tjetër Meta veçse të shpërndajë dekoratat pa asnjë vlerë!”.

13:36
“Ata para nesh vrisnin njerëz”/ Rama: Ne kemi bërë një gjë për të cilën do flasë historia, Reformën në drejtësi!

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin live me qytetarët për ’21 janarin’ , duke iu përgjigjur komenteve të tyre, tha se e ndjen barrën për të bërë drejtësi për këtë çështje, që la pas 4 viktima.

13:26
“Reforma në Drejtësi sulmohet nga mëngjesi në darkë”, Rama: SPAK është foshnje që ka nisur të belbëzojë

Kryeministri Edi Rama ka folur për reformën në drejtësi duke thënë se pengohet e sulmohet çdo ditë nga mëngjesi në darkë, por e vijon punën.

13:24
“Mund të shfryheni sa të doni, po mos më kërkoni llogari”/ Rama: Po pastrohet llumi i paparë në Sistemin e Drejtësisë!

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjete sociale ditën e sotme.

13:22
21 janari/ Rama: Fajtorët e vetëm janë Berisha dhe Basha! Njëri kërkon të marrë SHQUP-in, tjetri ruan bravën

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në facebook, me rastin e 11 vjetorit nga protesta e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues, ka një përgjigje për të gjithë ata që e cilësojnë atë si fajtor.

13:10
Zbulohet laboratori i prodhimit të kriptomonedhave në Shijak, ndalohet një person (DETAJET)

Konsumimi i madh i energjisë elektrike çoi këtë të premte efektivët e policisë, pas dyshimeve të ngritura, në zbulimin e një laboratori kriptomonedhash në një fshat të Shijakut.

13:05
Borxhi i mori jetën/ Si u vra 46-vjeçarja në Kuçovë, autori e mbyti dhe më pas e hodhi në afërsi të lumit Devoll

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Kozare të Kuçovës, ku një 46-vjeçare u gjet e vrarë .

13:03
Reshjet e dëborës/ Problematike lëvizja në Qafë Thanë, policia: Tregoni kujdes dhe pajisuni me zinxhirë

Juglindja është përfshirë nga dëbora e shoqëruar edhe me erë të fortë çka krijon vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

13:03
Zyrtare/ Merkato në dalje, Tirana ndërpret kontratën me një mesfushor

Pas Richard Dansos Tirana largon edhe Isaac Gyamfin. Qendërmesfushori ganez i ka dhënë fund aventurës me 25 herë kampionët e Shqipërisë, me të cilët firmosi në shtatorin e vitit 2020.

13:02
Zgjedhjet lokale në 6 bashki, KQZ: Janë të regjistruar mbi 648 mijë zgjedhës dhe do kushtojnë 180 milionë lekë

Zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit që pritet të mbahen me datë 6 mars do të kushtojnë 180 milionë lekë.

12:44
“Duhet të hapen sa më shpejt negociatat me Shqipërinë e RMV”, ministrja gjermane: Po bëjmë maksimumin për të mënjanuar pengesat e fundit

Anna Lührmann, ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, shpjegon në një intervistë ekskluzive me DW prioritet e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor.

12:28
Blinken dhe Lavrov bisedojnë për Ukrainën

Diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, kanë filluar bisedimet në Gjenevë, në një përpjeke të vazhdueshme për të lehtësuar tensionet e ngritura prej javësh, mes shqetësimeve se Rusia do ta pushtojë Ukrainën, pavarësisht paralajmërimeve për pasoja të rënda.

12:27
“Nuk i duroj dot këto makinat e policisë para e mbrapa”/ Meta: Mezi pres të heq kostumin e Presidentit dhe të kthehem te populli i 2 marsit. 25 prilli ndeshje e shitur!

Nga Korça, ku dekoroi disa artistë të shquar për kontributin e tyre, presidenti Ilir Meta refuzoi të jepte një koment për protestën e 21 janarit, në kohën kur sot bëhen 11 vite nga ngjarja e rëndë, por fokusin e vendosi të zgjedhjet e 6 marsit dhe qëllimet që ka pasi të lërë presidencën.

12:16
Operatorët e pajisjeve të identifikimit elektronik, Celibashi: Do të rregullojmë shumë gjëra, tani e kemi eksperiencën

Më 6 mars do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se edhe pse koha është shumë e shkurtër, po punohet që dhe për këto zgjedhje të aplikohet sistemi i identifikimit elektronik të zgjedhësve.

12:15
I gjetën automatik dhe fishekë luftarakë në banesë, arrestohet i riu në Tiranë

Një i ri është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap me armë zjarri dhe fishekë luftarakë.

12:10
Toqaev: Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve shkaktoi protestat vdekjeprurëse

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, thotë se një “hendek i papranueshëm” mes të pasurve dhe të varfërve çoi në protesta vdekjeprurëse antiqeveritare që tronditën vendin e Azisë Qendrore në fillim të janarit.

12:07
Kujdes nga ngricat! Mbyllet Rruga e Arbrit. Në Bulqizë mungesa në shkolla

Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa autoriteti rrugor shqiptar njofton se gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore.

12:03
Celibashi zbulon problemin e vetëm për zgjedhjet e 6 marsit, parashikimi që kishte bërë KQZ

Më 6 mars, do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur para mediave duke treguar se problem i vetëm mbetet aplikimi i sistemit të identifikimit elektronik.

12:00
Zonat malore të Shqipërisë zgjohen me dëborë, trashësia shkon deri në 40 cm

Gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit reshjet e dëborës kanë “pushtuar” qytetin e Peshkopisë, ndërkohë që ato kanë dominuar pothuajse në të gjithë qarkun e Dibrës, ku trashësia ka arritur deri në 40 cm në zonat e thella malore, por fatmirësisht pa problematika. Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi-Tiranë vijon pa probleme, ndërsa rruga e Arbrit është mbyllur. Edhe Puka, Librazhdi, Kapshtica, Pogradeci dhe Dardha kanë ‘veshur’ mantelin e bardhë.

11:57
Cilin njihni si kryetar të PD zyrtarisht? Celibashi: E kam një përgjigje, por…

Kryetari i komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një bashkëbisedim me gazetarët foli mbi zgjedhjet e pjesshme lokale dhe u shpreh se mund të regjistrohen të gjitha ato parti që plotësojnë kushtet sipas ligjit!

11:50
Emri/ Ja propozimi i socialistëve për kandidatin si kryetar bashkie në Shkodër

Socialistët e Shkodrës kanë propozuar Majlinda Angonin si kandidate për kryetare bashkie në 6 mars.

11:47
Do të regjistrojë PD apo Komisionin e Rithemelimit për zgjedhjet e 6 marsit? Si përgjigjet Celibashi

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur punën për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale pas dekretimit të datës 6 mars nga Presidenti Meta.

11:33
Reshjet e dëborës/ Mbyllet rruga e Arbrit, kalimi në Bypassin e Murrizit është i rrezikshëm

Që prej mbrëmjes së kaluar, kanë nisur reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat malore.