Oferta e Chelsea-t për Raphinhan “largon” Brojën nga “Stamford Bridge”

29/06/2022 17:38

Skuadra e Chelsea-t është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian të Leeds United, Raphinha.

Zhvillimet te Chelsea kanë rritur shpresat e West Hamit për blerjen e sulmuesit shqiptar. “Çekanët”, në fakt, e kërkuan edhe verën e kaluar, por Chelsea preferoi ta huazonte sulmuesit te “Shenjtorët”.

Sipas “Sky Sports”, Broja është në listën e objektivave të trajnerit David Moyes për dritaren e verës, ku përparësi është pikërisht blerja e një sulmuesi që siguron një kuotë të caktuar golash.

Gazetari i Sky Sports, Dharmesh Sheth, pohoi se Chelsea i ka kërkuar 25 milionë stërlina West Hamit për Brojën e tashmë pret një ofertë zyrtare nga “Hummers”, e cila do të formulohet shumë shpejt.

Javën e kaluar gazetari i “Telegraph”, Jason Burt tha se Chelsea po refuzon çdo interesim të klubeve të tjera për sulmuesin shqiptar dhe nuk po nxiton ta shesë atë, por nëse zyrtarizohet blerja e Raphinhas dhe nuk shitet një mes Werner apo Pulisic, atëherë londinezët mund të pranojmë ofertën për 2-vjeçarin.

Një mundësi është që Broja të përfshihet në tratativat mes klubeve për transferimin e Declan Rice në “Stamford Bridge”./ SuperSport

Top Channel