Të quash vëlla një ish-të dashur, nuk është e drejtë sipas moderatores Kiara Tito. Ajo u shpreh mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”se nuk është dakord me Dafina Zeqirin që quan Ledri Vulën vëlla, pasi shkëputën lidhjen që kishin.

Sipas saj, nëse ndjenja ka qenë e fortë nuk mund të ketë një shoqëri midis tyre, pasi edhe pas disa vitesh me njëri-tjetrin do kenë ndjesi dhe emocione.

Kiara Tito: Personalisht nuk jam dakord që ta quaj ish-in vëlla. Por kam lexuar komente të ndara në dy pjesë, disa ishin dakord e disa të tjerë jo kur kanë parë Dafinën që është shprehur se Ledri Vulën e ka si vëlla si dost. Personalisht nuk jam dakord sepse kur të mbarojë emocioni nuk mund ta quash dikë vëlla, sepse nëse ndjenja ka qenë aq e fortë kur të shikosh pas disa vitesh , do të ndjesh një farë emocioni e ta shohësh me syrin e dashurisë.

Top Channel