Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shtoi këtë javë dy destinacione të reja në kategorinë e saj të “Niveli 3” ose thënë ndryshe ndryshe nivel i lartë për rrezikun nga COVID, njëra prej vendeve është ndër pikat më të njohura të ishullit tropikal të Karaibeve për udhëtarët amerikanë, Republika Domenikane.

Ndërsa destinacioni tjetër është , Kuvajti, i cili njihet kryesisht për trashëgiminë e tij historike dhe atraksionet kulturore.

Republika Domenikane u ngrit një nivel nga statusi i tij i mëparshëm “Niveli 2: I moderuar i rrezikut “, ndërsa Kuvajti bëri një hap më të madh, pasi ishte klasifikuar më parë në “Niveli 1: I ulët”.

Republika Domenikane ka qenë jashtëzakonisht e popullarizuar këtë vit në mesin e udhëtarëve amerikanë që kërkojnë pushime në plazhin e Karaibeve, me ujërat dhe rërën e pastër të Punta Cana që e bëjnë atë qendrën më të madhe të vendit për pushime.

Por këtu ka ndihmuar edhe fakti se kërkesat e hyrjes në vend ishin relativisht të buta, edhe përpara se shumica e vendeve të fillonin të lehtësonin kufizimet e tyre për COVID-19 .

Gjithashtu, të gjithë punonjësit e sektorit të mikpritjes janë plotësisht të vaksinuar.

Në mesin e prillit, CDC rishikoi formatin e sistemit të udhëtimit për destinacionet e huaja.

Niveli 4, më parë përcaktimi më i lartë i rrezikut nga COVID, tani është i rezervuar për vendet me paralajmërime “Rrethana të veçanta/Mos udhëto”, duke e bërë Nivelin 3 efektivisht klasifikimin me rrezikun më të lartë.

Një vend do të konsiderohej në  Nivelin 4 nëse do të kishte raste jashtëzakonisht të larta me Covid shfaqjen e një varianti të ri ose kolapsin e infrastrukturës së kujdesit shëndetësor por deri më sot, asnjë destinacion nuk e ka marrë këtë emërtim .

 

Top Channel