Përveç diskutimeve, në studion e “Goca dhe Gra” mbrëmjen e sotme ka pasur edhe debate.

Mes Dalina Buzit dhe të ftuarës Zhaklin Lekatari u “ngritën tonet” teksa diskutonin rreth deklaratës së Fifit për partnerin e saj disa ditë më parë.

Moderatorja Dalina Buzi i bëri thirrje gazetares Zhaklin Lekatari që të ketë kujdes kur të komentojë mbi njerëzit, pasi kjo e fundit e kishte quajtur moderatoren si objekt.

Dalina Buzi: Çështje termash është o Zhaklin, Fifi e kishte në kuptimin “O zot sikur ti të ishe i pari dhe i fundit për mua.

Zhaklin Lekatari: Është fjala që i krijon realitetet, e para është fjala prandaj ne i zgjedhim fjalët.

Dalina Buzi: Nëse do të rrimë të zbërthejmë se çfarë është fjala, edhe ti më the nga emocionet e tua se unë jam objekt. Ti flet për shkencërisht dhe nuk flet shkencërisht kur të mbulojnë emocionet.

Zhaklin Lekatari: Nëse ti do të më lësh të mbaroj do të ta shpjegoj se si e thashë

Dalina Buzi: Po pra prandaj janë fjalët prandaj është sematika që të shpjegojmë, prandaj duhet të kesh kujdes se çfarë thua.

Top Channel