Jo vetëm Asllani, një tjetër kuqezi në planet e Interit

29/06/2022 16:57

Kristjan Asllani mund të mos jetë shqiptari i vetëm që do të luajë me fanellën e Interit sezonin e ardhshëm. Nga përtej Adriatikut janë riaktivizuar zërat për një interesim të mundshëm të Interit për Marash Kumbullën.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka qenë në planet e Interit edhe në verë të vitit 2020, por në atë kohë ish-futbollisti i Veronës preferoi Romën, që e mori me formulën e huazimit, me detyrim blerjeje.

Kumbulla pëlqehet sërish nga Interi, por skuadra verdhekuqe nuk do ta lejonte të largohej pa të paktën 20 milionë euro, shumë që e kanë paguar tashmë në arkat e Veronës.

Për Inzaghin, 22-vjeçari shtatlartë do të ishte një alternativë ideale në qendër të mbrojtjes nëse do të largohet një mes De Vrij dhe Skriniar. Edhe pse vëmendje e Interit për momentin është e përqendruar te Lukaku, po punohet njëkohësisht për të mbuluar “gropat” në prapavijë, ku pritet të ketë largime.

Top Channel