Video/ Aksidenti i çekëve në Malësi të Madhe! Makina përfundoi në greminë, turistët ndihmohen nga banorët

29/06/2022 16:33

Një automjet me turistë çekë është aksidentuar ditën e sotme në Kelmend të malësisë së Madhe.

Ngjarja ka ndodhur  në rrugën e Vuklit- Kelmend  ku makina ka përfunduar në një gremine rreth 7-8 metër të thellë.

Fatmirësisht asnjëri nga turistët nuk është lënduar, ndërsa në ndihmë të tyre mënjëherë kanë shkuar banorët e zonës. Zona ku ndodhi aksidenti quhet “Qeta e Thiut”.

Top Channel