Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe djalit të saj, vihet në pranga 49-vjeçari.

30/06/2022 09:31

Një 49-vjeçar me inicialet K.R është arrestuar ditën e sotme në Gjirokstër pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe ndaj djalit të saj të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. R. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Top Channel