Katër lojtarë në lojë, Igli Tare takohet në Londër me drejtuesit e Chelsea dhe Arsenal

29/06/2022 20:22

Maurizio Sarri po pret përforcime dhe Igli Tare ka fluturuar drejt Londrës për herë të dytë radhazi. Drejtori sportiv i Lazios do të takohet me drejtuesit e Chelsea dhe Arsenal.

Lazio kërkon para të thata dhe asnjë lojtar të përfshirë në operacionin e shitjes së 27-vjeçarit. Ndërkohë, Tare po tenton të marrë nga Chelsea mesfushorin Ruben Luftus-Cheek dhe Emerson Palmierin, anësorin e majtë italo-brazilian. Të dy lojtarët nuk bëjnë pjesë në planet e gjermanit Thomas Tuchel.

Ndërkohë, Tare po tenton edhe Lucas Torreira nga Arsenali. Mesfushori uruguaian ishte i huazuar te Fiorentina në sezonin e fundit.

Nuk dua të qëndroj tek Arsenali. Ata më thanë që në fillim se nuk do të përfitojë minuta, kështu që nuk ka shanse të qëndroj tek ky ekip. Dua të rikthehem në Itali ose të kaloj në Spanjë”, deklaroi 26-vjeçari latin.

Sipas SuperSport Tare po tenton të përfitojë dhe beson se do të gjejë një akord me drejtuesit e klubit londinez. Nga ana tjetër, Luis Alberto ka përfunduar në merkato.

Interesim ka nga Napoli dhe Sevilla. Presidenti Lotito kërkon 40 milionë euro për të lënë të lirë fantazistin spanjoll, por asnjë nga ofertat e dy klubeve të interesuara nuk i afrohet kësaj shume.

Top Channel